24 orët e fundit kanë shënuar fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Kapshticës të emigrantëve që kthehen pas festave në Greqi.
Ggjatë të hënës udhëtuan drejt vendit fqinj, Greqisë 5 759 persona, ndërsa 2 832 qytetarë hynë në territorin shqiptar përmes kësaj pike doganore.
Fluksi i lëvizjeve ka pasur rënie gjatë të martës, por herë pas here krijohen radhë mjetesh në tokën neutrale për shkak të përpunimit të dokumentacionit të udhëtarëve të autobusëve.
Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar për qytetarët që dalin nga Shqipëria.
Për të menaxhuar fluksin janë hapur 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 2 sportele ne hyrje. Edhe ditët në vazhdim, autoritetet e kufirit presin fluks të lartë në dyja anët e kufirit me Greqinë.
Ndërkohë në pikën kufitare në Qafë Thanë kanë hyrë 2 832 emigrantë dhe kanë dalë 3 152 të tjerë.