Shakira i jep “goditjen” e radhës Pique-së, bashkëshortja e Messi-t i del në krah

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi dhe Gerard Pique kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera në kohën kur luanin të dy me Barcelonën, por kjo gjë nuk e ka penguar bashkëshorten e kampionit të botës të dalë në krah të Shakirës, teksa kjo e fundit i ka dhënë “goditjen” radhës ish-futbollistit spanjoll me të cilin u nda muaj më parë.

Teksa bëri një urim në rrjetet sociale për Vitin e Ri, kolumbiania shkroi edhe për tradhtinë. “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve. Ata që largohen janë më të paktë sesa ata që qëndrojnë pranë nesh”, shkroi ndër të tjera këngëtarja 45-vjeçare. Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messi, menjëherë doli në mbështetje të Shakirës duke lënë në koment tri zemra.

Këngëtarja dhe ish-futbollisti i Barcelonës janë prindër të dy djemve, Milan 9 vjeç dhe Sasha 7 vjeç. Pas 11 viteve së bashku, ata bënë publike ndarjen në muajin qershor të vitit të kaluar.

Share This Article