Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra babain e Alban Velos, të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Babai i autorit të dyshuar, Dilaver Velo, me detyrë efektiv në Patrullën e Përgjithshmetë Komisariatin Nr. 4, në Tiranë, është pezulluar nga radhët e policisë së shtetit.
Bëhet me dije gjithashtu se në lidhje me efektivin ka nisur një hetim nga Drejtoria e Standardeve.
“Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie.
Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra”, njofton policia.