“Fjala e Parë,” PD feston sot përvjetorin e “Rilindjes Demokratike”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mbërritjes se pluralizmit, 5 janari i vitit 1991 shënon për shqiptarët lirinë e medias. Me shkrimin kryesor ne ballinë ”Fjala e parë”, para 32 vitesh u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”.

Ajo vijon te jete dhe sot organ zyrtar i Partisë Demokratike, forca e pare politike pas rrëzimit të diktaturës gati gjysmeshekullore.

Sali Berisha solli përmes një postimi në Facebook pak histori të atyre ditëve, ndërsa theksoi se “Rilindja Demokratike” ishte zëdhënëse e fjalës së lirë, revolucionit demokratik të viteve 1990, si dhe të interesit e çështjes kombëtare.

Kreu i PD-së sjell ne vemendje edhe vitin e kaluar kur, teksa thotë se, ‘’me gjithë presionin dhe perpjekjet për t’i mbyllur gojën dhe vënë bravë gjatë problemeve të brendshme të Partisë, ‘’Rilindja Demokratike’’ vjen në 32 vjetorin e saj përsëri si organ i të vërtetës e që, sipas tij, përballet, me ate që Berisha e quan ‘’pushtet te korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës’’.

Share This Article