Cristiano Ronaldo do të presë të paktën deri pasditen e sotme për të mësuar nëse do të debutojë me skuadrën e tij të re Al Nassr në Arabinë Saudite. Ndeshja e kësaj të enjteje mes Al Nassr dhe Al Tae’e është shtyrë për të paktën 24 orë.
Shkak i këtij vendimi është bërë shiu i madh që ka rënë gjatë së enjtes, si pasojë e të cilit është ndërprerë edhe energjia elektrike në stadiumin ku do të luhej ndeshja. Klubi doli me një deklaratë zyrtare duke thënë se ndeshja është shtyrë për 24 orë.
“Për shkak të shiut të dendur dhe që ndikoi në ndërprerjen e energjisë elektrike në stadium, njoftoi se ndeshja ndaj Al Tae’e është shtyrë me 24 orë. U kërkojmë ndjesë fansave tanë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e klubit.