”Nënat e Srebrenicës” kërkojnë tërheqjen e Nobelit për Handke

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shoqata e njohur boshnjake ”Nënat e Srebrenicës” dënuan ashpër vendimin për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke i akuzuar se ka mbështetur krimet e Slobodan Milosheviçit, Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mladiçit.

Ato shtuan se do të kërkojnë zyrtarisht tërheqjen e këtij çmimi.

“Në emër të ‘Nënave të Srebrenicës’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke”, tha Munira Subashiç, presidente e shoqatës.

”Një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë”, theksoi ajo.

Handke është një filo serb dhe është akuzuar nga boshnjakët për mohim të krimeve të kryera nga serbët gjatë luftërave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi.

Kritika të ashpra për austriakun u bënë edhe nga anëtari boshnjak i presidencës së vendit Shefik Xhaferoviç.

”Kjo është skandaloze dhe e turpshme”, deklaroi ai./ATSH/ 

Share This Article