• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Kurti: Kosova ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë

Kurti: Projekti për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur

by albnews
11 October, 2019
in Kosova
0
3
VIEWS

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se në takimet me të dërguarin presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, është diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje brenda disa muajsh.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, tërheq vërejtjen se perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet kur afati kohor vihet përpara përmbajtjes. Thotë se projekti për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dështuar por ideja ende nuk ka vdekur dhe se qeveria e tij do t’i jap fund asaj.

Zëri i Amerikës: Z.Kurti, ende pa e marrë pushtetin, ju po përballeni me kërkesat për ripërtëritje të shpejtë të bisedimeve me Serbinë. A jeni i gatshëm për një gjë të tillë?

Albin Kurti: Sigurisht që po. Besoj që do të ketë dhe duhet të ketë dialog me Serbinë, sepse kemi shumë çështje të hapura, mirëpo, statusi i Kosovës nuk është njëra prej tyre. Ne konsiderojmë që me Serbinë tashmë i kemi 33 marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet ta shohim qysh në muajin e parë në zyrë një bilanc të zbatimit të tyre dhe të ndikimit të tyre në realitetin e qytetarëve. Por edhe më herët se kaq, në javën e parë në zyrë si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, unë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës, që është një gjë tjetër për zhvillim, dialog demokratik prej poshtë për integrim të tyre, ndërkaq ekipi negociator, ekipi i bisedimeve me Serbinë do të udhëhiqet nga unë sepse republika jonë parlamentare ashtu e do dhe ashtu e thotë me ç’rast do t’i vendosim edhe principet të dialogut të ardhshëm. Do ta kemi përgatitjen paraprake me dialog me Brukselin për dialog me Serbinë, por dua që patjetër të jetë edhe opozita e përfshirë meqenëse skena jonë politike e Kosovës nuk guxon të jetë e ndarë dhe e përçarë sa i përket Serbisë.

Zëri i Amerikës: Z. Kurti, Serbia kërkon diçka nga Kosova në mënyrë që ta njoh pavarësinë e saj. Si do t’ia bëni me këtë?

Albin Kurti: Ne kemi po ashtu kërkesa për Serbinë. Përveç se duhet ta njoh Republikën e Kosovës, duhet ta ndryshoj kushtetutën, e ka kushtetutën të vjetruar Republika e Serbisë dhe duhet ta ndryshoj dhe gjithashtu duhet që të ballafaqohet me të kaluarën me ç’rast patjetër që Serbia na shfaqet si borxhli ndaj Kosovës edhe sa i përket suksesionit të Jugosllavisë edhe sa i përket reperacioneve të luftës edhe të okupimit. Prandaj besoj që i gjithë spektri politik kosovar, duhet të bashkohen në kërkesat e Republikës së Kosovës për Republikën e Serbisë, ku duhet theksuar një mijë e 500 të pagjeturit, pastaj janë mbi një milionë shqiptar të dëbuar ga shtëpitë e tyre në pranverën e vitit 1999, 860 mijë të deportuar jashtë Kosovës, njëzet mijë gra e vasha të përdhunuara, janë 10 mijë civilë të pambrojtur e të paarmatosur të vrarë në mesin e të cilëve mbi 1 mijë fëmijë, fondi i kursimeve pensionale, depozitat bankare dhe 1 mijë e 200 artefakte kulturore gjithashtu të plaçkitura por të mos harrojmë se edhe shumë ndërmarrje në Kosovë i kanë pasur degët, zyrat e tyre gjithandej në Serbi të cilat janë tjetërsuar padrejtësisht dhe këto janë vetëm disa prej elementeve përbërëse të kërkesave tona për borxhin që na e ka Serbia.

Zëri i Amerikës: Z.Kurti, Serbia nuk ka shprehur ndonjë gatishmëri për ta njohur të themi Kosovën dhe një gjendje e tillë do të mbaj një status quo si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Sa është e qëndrueshme një gjendje e tillë?

Albin Kurti: Unë nuk them se po kënaqemi apo gëzohemi me këtë status quo, por nuk do të lejojmë as të nxitohemi dhe të biem edhe më poshtë seç jemi. Me hapa të nxituar mund ta përkeqësosh gjendjen. Besoj që korniza e integrimeve evropiane, fryma e Bashkimit Evropian, ideja udhërrëfyese e fqinjësisë së mirë, parimi i reciprocitetit, dialogu parimor i përgatitur mirë dhe i qëndrueshëm, është rruga e duhur përpara në mënyrë që të mos kemi dështime të reja për çfarë sigurisht më nuk e kemi komoditetin.

Zëri i Amerikës: Një javë pasi u emërua si përfaqësues i Posaçëm presidencial për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadori Grenell qëndroi në Prishtinë dhe në Beograd duke kërkuar që të dyja palët të punojnë ngushtë dhe shpejt për një marrëveshjeve gjithëpërfshirëse. Keni diskutuar në takim me të për ritmet kohore se kur mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë?

Albin Kurti: Shkëlqesia e tij, ambasadori Grenell, insistonte që për investime në vendin tonë e në vendet tona, është e domosdoshme një marrëveshje e shpejtë përfundimtare me Serbinë. Natyrisht që ne nuk e mohojmë faktin që imazhet e vendeve tona, joshja e investitorëve të huaj do të mund të ndihmohej nga një marrëveshje që do të arrinim ne, mirëpo janë tre faktorë tjerë posaçërisht të cilët ndikojnë në ardhjen e investimeve të huaja, në kushtet ku as mërgata jonë nuk po investon në Kosovë e këto janë; e para, varfëria e përhapur në Kosovë që e zbret kërkesën agregate, e dyta; është korrupsioni i përhapur në institucionet e sistemit i cili ka krijuar biznese të privilegjuara që në mënyrë kujdestare i fitojnë tenderët të cilët specifikohen pikërisht për t’u fituar nga ato biznese dhe e treta; është qasja e vështirë në financa për shkak të bankave komerciale me kamata të larta të kredive. Pra, jemi për marrëveshje me Serbinë, jemi për dialog parimor me Serbinë dhe besojmë që marrëveshja e tillë ka nevojë të përmbaj patjetër pavarësinë e Kosovës të njohur nga Serbia, Serbia ta ndryshoj kushtetutën, të ballafaqohet me të kaluarën që do të thotë se për këtë marrëveshje duhet shumë më tepër të ndryshoj Serbia se sa Kosova dhe mbi të gjitha procesi drejt marrëveshjes dhe përmbajtja e marrëveshjes janë më prioritare, më të të rëndësishme se sa afati kohor për të. Nuk kemi kohë për të humbur por nuk e kemi as komoditetin për t’u nxituar.

Zëri i Amerikës: A është për përmendur ndonjë afat kohor në takim me ambasadorin Grenell?

Albin Kurti: Është përmendur disa muaj pra jo çështje javësh por disa muaj.Është përmendur disa muaj pra jo çështje javësh por disa muaj. Mirëpo unë besoj që perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet pikërisht kur e vë afatin kohor përpara përmbajtjes dhe procesit deri atje.

Mirëpo unë besoj që perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet pikërisht kur e vë afatin kohor përpara përmbajtjes dhe procesit deri atje.

Zëri i Amerikës: A ka ndonjë kërkesë për një takim të themi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi që të zgjidheni kryeministër i vendit, një takim të shpejtë?

Albin Kurti: Deri më sot jo. Natyrisht që janë disa forume ndërkombëtare ku me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë do të na binte që të takohemi, njëri prej tyre është procesi i Berlinit por e kemi edhe iniciativën franko-gjermane, e kemi Brukselin si lehtësues. Unë jam i gatshëm që si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës të marr përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit tonë në këtë dialog të ri e parimor, por kërkesa konkrete me takime të tilla në ndonjë kohë të caktuar nuk ka.

Zëri i Amerikës: Në dritën e forcimit të angazhimit amerikan rreth marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ka pasur ide që mund të jetë një lloj konference, apo siç tha komisionari i deritashëm për zgjerim i Bashkimit Evropian, një lloj konklave, ku palët nuk do të dilnin pa një rezultat. A është e mundur një formë e tillë dhe a u diskutua kjo me ambasadorin Grenell?

Albin Kurti: Nuk është diskutuar me ambasadorin Grenell një mundësi e tillë. Natyrisht që nuk mund të përjashtosh asgjë, por ajo që është e sigurt është se formatet e tilla janë në fund të procesit negociator dhe kurrsesi në fillim dhe mendoj se jemi shumë larg nga ajo ditë.

Zëri i Amerikës: Diçka e tillë si konferenca e Rambouillet?

Albin Kurti: Rambouillet ka qenë midis lufte pra kur në Kosovë vdisnin çdo ditë civilët tanë dhe kishte për ditë beteja midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake policore të Serbisë. Ajo ishte një konferencë për ta ndalur luftën mirëpo dështimi i konferencës së Rambouillet na dha neve një hov të fuqishëm meqenëse ndërhyri NATO-ja kundër Jugosllavisë së Millosheviçit dhe asisoj u mundësua çlirimi i Kosovës në qershorin e vitit 1999. Ajo është kontekst krejt tjetër fare prej asaj që kemi sot.

Zëri i Amerikës: Z.Kurti që nga vera e vitit të kaluar janë hedhur ide të ndryshme për korrigjim kufijsh apo një lloj shkëmbimi të territoreve, deri tash i keni kundërshtuar idetë e tilla por nëse hidhen ato sërish çfarë do të bëni?

Albin Kurti: Projekti për shkëmbimin territorial midis Kosovës dhe Serbisë ka dështuar. Më duhet të pranoj se ideja nuk ka vdekur, projekti ka dështuar – ideja nuk ka vdekur. Me qeverinë tonë jo vetëm që projekti i dështuar vuloset, mirëpo vdes edhe një ide e tillë meqenëse nuk mund të shtiremi thua se jemi para një çerek shekulli dhe me lapsa mbi hartë luajmë rolin e (Franjo) Tugjmanit e Millosheviqit teksa ndajnë dhe copëtojnë Bosnjën. Mendoj që ajo kohë ka kaluar, ajo është kohë lufte. Tash jemi në kohë të paqes kur kemi nevojë që sa më shpejt të bëjmë hapa të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Projekti për shkëmbimin territorial midis Kosovës dhe Serbisë ka dështuar. Më duhet të pranoj se ideja nuk ka vdekur

Shkëmbimi territorial në Beograd është quajtur kufizim me shqiptarët, përkufizim me shqiptarët apo siç e thonë ata “razgraniçenje”, që për bindjen time është koncept racist, meqenëse gjithmonë do të ketë në të dy anët e kufirit edhe shqiptarë edhe serbë. Nuk ka kufij të përsosur etnik dhe kërkimi i një përsosmërie të tillë është qasje dhe qëndrim racist. Ndërkaq shkëmbimi territorial në Kosovë nga presidenti ynë quhej korrigjim kufiri me kompromis të dhimbshëm ku veriu është dhuratë e (Aleksandër) Rankoviqit, pra ai kishte një frazë tjetër për shkëmbimin territorial, por koha e monarkëve të mesjetës që e trajtojnë territorin e shtetit sikurse pronë private të tyre që mund ta shkëmbejnë por si një mall të zakonshëm, ka përfunduar. Kosova është Republikë parlamentare dhe demokratike, mban zgjedhje të lira dhe në këto zgjedhje të gjashtë tetorit mund të themi që më parë kishim ironikisht një lloj shkëmbimi të popullsisë ku shumë të rinj tanë fatkeqësisht emigruan për shkak të qeverisë së keqe por edhe shumë nga mërgata u kthyen që të votojnë me gjashtë tetor për ndryshimin e madh që opozita e djeshme të bëhet qeveri e nesërme dhe që këtij ndryshimi e kësaj qeverie të ardhshme t’i prijë Lëvizja Vetëvendosje.

Zëri i Amerikës: Z. Kurti ju keni thënë që kur të vini në qeveri do të bëni bashkë të gjitha partitë politike duke përfshirë opozitën për bisedimet me Serbinë. Këtu pjesë e institucioneve është edhe zoti Thaçi me të cilin dihet që nuk keni marrëdhënie të mira, si do të veproni?

Albin Kurti: Unë nuk do ta përjashtoj presidentin Thaçi, unë nuk do ta përjashtojë opozitën, unë do të përfaqësoj koalicionin qeverisës dhe do t’ja shtrij dorën e bashkëpunimit opozitës në mënyrë që ne të mos ndahemi nga Serbia si një pykë e cila na e dobëson pozicionin tonë dhe shtetin tonë në përgjithësi. Pra nuk do të ketë përjashtim të presidentit Thaçi, por nuk është e mundshme më që ai të udhëheq në dialogun me Serbinë. Udhëheqja ka ndryshuar me rezultatet e gjashtë tetorit, ardhmëria në Kosovë ka datë, ishte ky gjashtë tetori i vitit 2019. Në qershorin e vitit 1999 kishim entuziazmin e çlirimit të vendit tonë dhe popullit tonë nga një shtet i huaj, në shkurtin e vitit 2008 kishim entuziazmin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë dhe në tetorin e vitit 2019 kemi entuziazmin e çlirimit të shtetit tonë nga uzurpimi i brendshëm, nga një pushtet apo regjim i cili e bëri veten më shumë se qeveri e shtetin tonë më pak se Republikë.

Zëri i Amerikës: Z. Kurti presidenti Thaçi zakonisht ka marrë ftesë nga Bashkimi Evropian për bisedime, nëse merr prapë si do të ja bëni?

Albin Kurti: Nuk është e mundshme një gjë e tillë sepse unë do të vendosi menjëherë kontaktet me Brukselin qysh në javën e parë të punës sime si kryeministër i ri dhe po e theksoj nuk do të ketë përjashtim të presidentit Thaçi. Ai është përfaqësues i politikës së jashtme por nuk është më krijues i politikës së jashtme. Republika jonë nuk është presidenciale sikurse Franca, është republikë parlamentare dhe konform kësaj dhe vendimit të gjykatës Kushtetuese të pranverës të këtij viti, dialogun e ardhshëm me Serbinë e udhëheq kryeministri i ri i Republikës së Kosovës nga qeveria e re dhe ekipi përkatës negociator dhe jo më presidenti.

Zëri i Amerikës: Z.Kurti të enjten në Novi Sad presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, nënshkruan një deklaratë për atë që ata e kanë quajtur si një “mini shengen” ballkanik. Si e shini ju një deklaratë të tillë dhe mungesën e Kosovës këtu?

Albin Kurti: Në njëfarë mënyre të tria këto vende tashmë e kanë lirinë e lëvizjes e kanë liberalizimin e vizave, këtu çështja është që Kosova ta fitojë këtë gjë. Unë jam i bindur që për liberalizimin e vizave të Kosovës thelbësore

Serbia duhet të shihet me sytë e Kosovës nga Tirana zyrtare është Prokuroria Speciale, pra liberalizimin e vizave nuk do ta sjellë qeveria e re por aktiviteti i ri i Prokurorisë Speciale atëherë kur ajo do të jetë e çliruar prej ekzekutivit. Unë synoj që të takohem me qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe të shohim më konkretisht se për çfarë bëhet fjalë, por mendoj që në të gjitha këto iniciativa është tejet e rëndësishme që Kosova të jetë gjithnjë e pranishme, e përfaqësuar, të marrë pjesë, sepse Serbia duhet të shihet me sytë e Kosovës nga Tirana zyrtare.

Zëri i Amerikës: Të gjitha këto debate po bëhen në një kohë kur Kosova ende po numëron votat. Ju tashmë keni një marrëveshje me Lidhjen Demokratike për të bashkëqeverisur ose për të krijuar koalicionin e ardhshëm. Kur pritni që të formohet qeveria?

Albin Kurti: Ka një lloj një lloj zvarritje me rinumërimin, janë edhe votat me kusht, votat e mërgatës tonë, por besoj që një muaj prej tash çdo gjë do të jetë e përfunduar ndonëse rezultati nuk do të ndryshoj, ai do të mund të thellohej për shkak të votave të mërgatës. Në vitin 2014 lëvizja Vetëvendosje ka pasur 50 për qind të votave të mërgatës, në vitin 2017 kemi pasur 70 për qind të votave të mërgatës rrjedhimisht diferenca që kemi ne si subjekt fitimtar i dalur i pari nga zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti vetëm sa do thellohet në fund kur do të certifikohet rezultati nga KQZ.

Zëri i Amerikës: Cilat do të jenë punë te para pasi që të bëheni kryeministër?

Albin Kurti: Punët e para tashmë i kemi nisur në bisedat që kishim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. U dakorduam plotësisht për qeveri të zvogëluar dhe efikase dhe për shtet sa më të fortë e të fuqishëm, që do të thotë se nga 21 ministri sa ishin, ne do të zvogëlojmë me synimin tonë që të jenë rreth 12 prej tyre dhe jo më shumë se aq, ndërkohë që numri i zëvendësministrave nga mbi 80 sa ishin të mos jenë, të themi më shumë se një e treta e çfarë e kishim me këtë qeverisje të dy viteve të shkuara. Po ashtu jemi dakorduar që të kemi përfaqësim të duhur gjinor me ç’rast të jenë së paku 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe të zëvendësministrave. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të kenë alternative tjera përveç se njëra tjetrën, do të vazhdojmë kontaktin edhe me pakicat tjera jo serbe dhe do të ecim drejt, mbarë e mirë drejt qeverisë së re të Republikës së Kosovës e cila do të jetë po ashtu e drejtë, e mbarë dhe e mirë.

Previous Post

Pentagoni: Turqit nuk janë të gatshëm për ndërprerjen e operacionit në Siri

Next Post

Kosnett: Rezultatet e zgjedhjeve treguan se qytetarët duan fundin e korrupsionit

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Kosnett: Ka shumë mjete për të sfiduar vendimet e qeverisë

Kosnett: Rezultatet e zgjedhjeve treguan se qytetarët duan fundin e korrupsionit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM