ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 5 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 5 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 5 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 5 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Vjena ka qenë dëshmitar i negociatave të vështira dhe kompromiseve të dhimbshme

albnews by albnews
12 January, 2023
in Kosova
0
Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Vjena ka qenë dëshmitar i negociatave të vështira dhe kompromiseve të dhimbshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në shtetin austriak pas takimit që zhvilloi me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer ka folur për marrëdhëniet e ngushta që ka Kosova dhe Austria si dhe mbështetjen që i ka dhënë ky shtet Kosovës atëherë kur ka pasur nevojë.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se gjatë bisedës me kancelarin austriak ka folur edhe agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe ndikimeve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

RelatedPosts

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

KQZ: Verifikimi i votave në Mitrovicë drejt përfundimit, vazhdon rinumërimi i 41 vendvotime në Drenas

“Kemi folur po ashtu edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe i shpjegova kancelarit disa prej ndikimeve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor përmes aktorëve të ndryshëm aty. Kosova menjëherë ka dënuar invadimin rus dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe i është bashkuar sanksioneve të BE-sa ndaj Rusisë. Kemi strehuar 12 gazetarë të Ukrainës të cilët janë bërë banorë të Prishtinës dhe kemi ofruar kushte pune për ta, po ashtu kemi ofruar që të strehojmë deri në 5 mijë refugjatë Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se e ka njoftuar kancelarin austriak edhe për punën e qeverisë së Kosovës si dhe për fuqinë punëtore.

“Po ashtu e njoftova dhe me qeverinë tonë llogaridhënëse transparente, dhe me fuqinë tonë punëtore që është e re dhe e talentuar. Ka dhe më shumë hapësirë për bashkëpunim, investime ekonomike, shkëmbime tregtare pra folëm për atë se si të avancojmë marrëdhëniet tona bilaterale midis Kosovës  dhe Austrisë në politikë, administratë e kulturë. Po ashtu e ftova që t’i bashkohet shumë delegacioneve ekonomike austriake në Kosovë këtë vit ”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij gjitha u shpreh se kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit për këtë vit.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare këtë vit dhe ku më mirë të fillohet se në qytetin e bukur të Vjenës. Austria është mike e afërt dhe partnere e afërt me Kosovën. Jemi të kënaqur që të qëndrojmë në këtë shteg të zgjerimit  të marrëdhënieve tona në çdo aspekt tjetër. Megjithatë më e pak se dy dekada më parë, ky qytet ka qenë dëshmitari negociatave të vështira dhe kompromiseve të dhimbshme që përfundimisht çuan në Pavarësinë e Kosovës si dhe për një muaj do të shënojmë 15 vjetorin e shpalljen se pavarësisë së republikës sonë. Diplomatë dhe aktivistët e kanë mbështetur Kosovën në kohë nevoje dhe sot janë zëri i arsyes në institucionet evropiane. Jemi shumë mirënjohës dhe është dëshmi e marrëdhënieve tona duke qenë se Austria është partnere në krahun tonë dhe jemi të sigurt që do të arrijmë qëllimin tonë si Kosovë”, tha ai.

Kurti theksoi se: “Ne do të vazhdojmë me agjendën tonë të reformave duke shtruar rrugën për anëtarësimin në BE, për të cilin kemi aplikuar para një muaji, e vlerësojmë mbështetjen austriake për aplikimin tonë, në bazë të vlerësimeve të pavarura Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi ynë është që të jemi pjesë plotësisht e integruar e BE-së, pa përshpejtim e pa dyer anësore, por duke ndërtuar BE-në brenda vendit tonë, me popullin tonë. Dhe me një BE me të cilin ndajmë jo vetëm kontinentin por edhe vlerat e sundimit të së drejtës, demokracisë, pluralizmit politikë, paqes dhe prosperitetit. Po ashtu aspirojmë anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result