Tre shqiptarët tentojnë të arratisen duke përplasur makinë e efektivëve, policia i ndjek me helikopter, kapen dy prej tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi ishin të përfshirë në grabitje e ndodhura në zona të ndryshme.

Mediat e huaja shkruajnë se autorët janë ndjekur me helikopter nga policia, pas tentativave të tyre për t’u larguar. Ndërkohë shqiptari i tretë ka arritur që të arratiset.

Si ndodhi operacioni:

Fillimisht operacioni u krye nga policia dhe në momentin që u kërkuan të ndalonin, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë duke u përplasur edhe me automjetin e policisë.

Ndërkohë operacionit iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre , ndërsa personi i tretë u arratis.

“Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet.

Share This Article