ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 4 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 4 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 4 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Sizmiologu: Tërmeti është pasuar nga 63 pasgoditje të cilat do vazhdojnë edhe në ditët në vijim

albnews by albnews
16 January, 2023
in Albania
0
Sizmiologu: Tërmeti është pasuar nga 63 pasgoditje të cilat do vazhdojnë edhe në ditët në vijim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një intervistë për Klan News me gazetarin Maksi Rama, ka qenë sizmologu Edmon Dushi i cili ka treguar se tërmeti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:37 me magintudë 4.7 Rihter ose 5.5 ballë, ka qenë i paraprirë nga një sërë para goditjesh që kanë filluar që në datën 12 dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme.

Sipas sizmiologut është pasuar me një magnitudë tjetër të moderuar 3.9 që është pasgoditja kryesore, pastaj ka vazhduar deri më tani me rreth 63 pasgoditje të tjera. Edmond Dushi shprehet se ka tendencë që pasgoditjet mund të vazhdojnë dhe në ditët në vijim.

RelatedPosts

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

“Ergys Agasi, kryeministri në hije”- Berisha: Ekziston një rrëmbim i tmerrshëm i tokave me Dallëndyshe Bicin!

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër 

Edmond Dushi: Ky tërmet është paraprirë nga një sërë para goditjesh që kanë filluar që në datën 12 dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme, paradite ku kemi pasur një frenim ose  ngadalësim të procesit, dhe më pas u pasua me këtë goditje. Menjëherë pas goditjes kryesore, që tashmë ne e quajmë goditje kryesore sepse nuk ka një goditje më të fortë mbi këtë magnitidë. Është pasuar me një magnitudë tjetër të moderuar 3.9 që është pasgoditja kryesore pastaj ka vazhduar deri më tani rreth 63 pasgoditje janë regjistruar. Natyrisht mund të ketë më shumë, por kaq është kapaciteti i monitorimit që mbulon rrjeti aktual.

Maksi Rama: A pritet që në vazhdim të ketë sërish pasgoditje, ndoshta më të lehta se ato që janë vënë re gjatë natës sipas jush?

Edmond Dushi: Tendenca kjo është, natyrisht numri pasgoditjeve është funksion i magnitudës, pra energjisë së akumuluar, goditja kryesore shpreh qartazi që është tërmet i moderuar, nuk është një tërmet i cili është problematik, por që natyrisht varet dhe nga kushtet tektonike apo lokale. Kjo pastaj favorizon zgjatjen në kohë të procesit, pra që mund të ndodhë në një kohë më të gjatë. Tendenca është që do zgjasë, mund të zgjasë disa ditë në mënyrë sporadike.

Dushi ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë njerëzit në rast se përballen me një tërmet dhe tregon se si duhet të veprojnë.

Edmond Dushi: Mesazhi nuk është që të mos dalin se është e natyrshme, por duhet të bëjnë kujdes në mënyrë të tillë që të evitojnë lëvizjet në mënyrë kaotike ose të eliminojnë elementet e riskut në një godinë apo në një strukturë, sidomos strukturat e larta, pallatet të cilat kanë ashensor, shkallë pa bordura. Këto janë elementë që mund të përbëjnë rrezik sepse nuk është goditja që ndodhi, ajo që ndodhi është disa sekonda dhe nëse i shpëton asaj mund të dalësh lehtësisht, problemi është nëse ka pasgoditje të forta të cilat mund të shkaktojnë probleme. Pra nëse struktura reziston ndaj një tërmeti, atëherë janë pasgoditjet që mund të shkaktojnë probleme të shtuara në këtë aspekt. Duhet të vetorganizohen dhe të ruajnë qetësinë.  /tvklan.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result