Një e mbijetuar e Holokaustit në një intervistë me britaniken “Sky News” ka deklaruar se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, për të përshkruar emigrantët është “shumë, shumë e ngjashme” me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre.
Joan Salter, 83 vjeçe, ishte përballur me Braverman – gjatë një takimi në zonën e saj Fareham në Hampshire – për ta kritikuar retorikën e përdorur nga ajo.
Ndërsa sekretarja tha se ajo “ishte e shqetësuar”, por se refuzoi të kërkonte falje për fjalët e saj.
“Holokausti përfundoi në kampet e vdekjes, por filloi me fjalë, duke e fajësuar popullin hebre për të gjitha problemet në Gjermani, dhe kam frikë se veprimet dhe fjalët e sekretares sonë të shtëpisë janë shumë, shumë të ngjashme”.
Sipas 83-vjeçares Braverman duhet të shohë njerëzimin e saj në vend që të çnjerëzojë një grup njerëzish, shumë prej të cilëve janë absolutisht të dëshpëruar.
Salter, e cila është njohur me Britani për punën e saj në edukimin e Holokaustit, kishte pohuar në takim se retorika e Braverman ishte e ngjashme me atë të përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj nën Rajhun e Tretë.
“Në vitin 1943, u detyrova të largohesha nga vendlindja ime në Belgjikë dhe kalova nëpër Evropën e shkatërruar nga lufta dhe dete të rrezikshme derisa më në fund arrita të vij në MB në 1947.
“Kur ju dëgjoj duke përdorur fjalë kundër refugjatëve si ‘tufa’ dhe ‘pushtim’, më kujtohet gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes sime dhe miliona të tjerëve”.
Kujtojmë se këto fjalë janë përdorur për shqiptarët atje.