Sunak kërkon të shtypë protestat, amendament për të zgjeruar përkufizimin ligjor të protestave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke i dhënë më shumë kompetenca policisë së shtetit përmes një projektligji për rendin publik kryeministri britanik kërkon të parandalojë protestat. Një vendim të tillë Sunak e ka justifikuar duke thënë se kërkon të mbrojë qetësinë publike të shumicës përballë zhurmës së pakicës.

Kryeministri britanik Rishi Sunak synon të mbajë nën kontroll protestat. Downing Street njoftoi të hënën e nismën e re ligjore që i jep më shumë kompetenca policisë për të ndërhyrë.

Sunak e mbrojti amendamentin duke pretenduar se e drejta për të protestuar nuk është absolute edhe pse pranon se behet fjale per një parim themelor te demokracisë.

“Ne nuk mund të lejojmë protesta të kryera nga një pakicë e vogël njerëzish që kërkon të prishë qetësinë publike, kjo nuk është e pranueshme,” tha ai.

Një vendim të tillë kryeministri Sunka e ka marë pas një vale grevash e mitingjesh në qytetet britanike, e kryesisht në Londër. Punonjësit e sektorit publik dhe aktivistët kanë dalë në rrugë për të shprehur mosmiratimin e tyre ndaj politikës së

Sunak, duke shkaktuar edhe bllokimin e akseve kryesore.
Komisioneri i Shërbimit Policor Metropolitan, Sir Mark Roëley, i dha mbështetjen e tij planit të qeverisë, duke pretenduar se qartësia e rregullave të reja do të ndihmonte policinë të angazhohej në ruajtjen e qetësisë publike për shumicën.

Por kritikët e e kanë dënuar nismen, duke e konsideruar ate , si një sulm ndaj të drejtave demokratike.

“Ligji për Rendin Publik do të kthehet thellëllisht joliberal,” shkroi në Twitter avokati dhe eksperti i të drejtave të njeriut Adam Wagner.

Sipas tij një pushtet i tillë mund të komplikojë aktivitetin e policisë duke e përfshirë atë në mosmarrëveshje politike. Teksti specifik i amendamentit ende nuk është zbuluar, pasi Projektligji për Rendin Publik duhet ti kalojë edhe Dhomës së Lordëve.

Share This Article