Presidenti i Shakhtar Donetsk, Rinat Akhmetov është zotuar të dhurojë 22 milionë funte për luftën e Ukrainës pas transferimit të Mykhailo Mudryk te Chelsea.
Skuadra e Premier League nënshkroi me Mudryk nga Shakhtar të dielën në një marrëveshje me vlerë deri në 89 milion £, një rekord transferimi për futbollin ukrainas.
Akhmetov tha se paratë do të ndihmonin një projekt të quajtur “Zemra e Azovstal”, që synon “të ndihmojë mbrojtësit e Mariupolit dhe familjet e ushtarëve të rënë”.
Presidenti i Shakhtar tha se paratë nga tarifa e transferimit të Mudryk do të shkojnë për ofrimin e trajtimit mjekësor dhe protetik, mbështetjes psikologjike dhe përmbushjes së kërkesave specifike për të ndihmuar mbrojtësit e Mariupolit dhe familjet e ushtarëve të rënë.
Ai gjithashtu tha se Shakhtar do të luajë një miqësore kundër Chelseat në Donbass Arena në Ukrainë.
Mudryk, 22 vjeç, iu bashkua Bluve në një marrëveshje tetëvjeçare e gjysmë, por dukej se do të nënshkruante me rivalët e Premierligës, Arsenalin përpara se të përfundonte lëvizjen në Stamford Bridge.
Mudryk është nënshkrimi i pestë i Chelseat në afatin kalimtar të janarit pas ardhjes së Joao Felix në një marrëveshje huazimi nga Atletico Madrid, plus nënshkrimet e përhershme të Benoit Badiashile, David Datro Fofana dhe Andrey Santos.
Deri në këtë sezon Mudryk kishte shënuar vetëm dy gola në 47 paraqitje për tre klube të ndryshme në Ukrainë, por ai e rriti statusin e tij në Champions League të këtij sezoni, duke shënuar tre gola në gjashtë ndeshje për Shakhtar.
Ai mund të bëjë paraqitjen e tij debutuese për Blutë në Premier League kundër Liverpool-it.