ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 5 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 5 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 5 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lajmi i madh për shqiptarët, ambasadori: Vizat drejt Britanisë së Madhe do lehtësohen

albnews by albnews
17 January, 2023
in Albania, UK
0
Lajmi i madh për shqiptarët, ambasadori: Vizat drejt Britanisë së Madhe do lehtësohen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, ka bërë thirrje në Top Story të gjithë shqiptarëve të mos shkojnë ilegalisht në Angli.

Ai është shprehur se të gjithë ata që janë të vendosur të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar të shkojnë në mënyrë ligjore, pasi për viza për të cilat njerëzit mund të aplikojnë.

RelatedPosts

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Titujt e Gazetave në UK

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

King-Smith ka deklaruar që në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga veriu i Shqipërisë, kryesisht nga Kukësi, do të investojnë atje me një program të ri dhe prespektiva të reja për Kukësin për të rinjtë nga ana profesionale.

TOP CHANNEL: Tani le te flasim për motivacionin, përtej dënimeve. A ka ndonje mundesi qe procedurat e vizave, pra për të marrë një vizen per ne MB, te jenë le te themi më të lehta, me normale dhe me të aksesueshme për qytetarët shqiptarë?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, një nga mesazhet tona është t’u themi njerëzve, mos shkoni ilegalisht. Nëse jeni të vendosur të udhëtoni për në Mbretërinë e Bashkuar, shkoni në mënyrë ligjore, dhe se ka opsione vizash për qytetarët. Kemi mungesa në profesione të caktuara që do të thotë se ka opsione për viza për të cilat njerëzit mund të aplikojnë. Kjo është pjesë e asaj që do të diskutojmë me qeverinë e Shqipërisë, për të parë se si mund t’i promovojmë këto mundësi më mirë. Por gjithashtu ne nuk duam që thjesht të marrim të rinj nga Shqipëria dhe për këtë arsye po investojmë në veri. Nisëm siç mund ta keni parë një program të ri, “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit” do të shqyrtojë se çfarë mund të bëjmë në Kukës, Dibër dhe gjetkë për t’u dhënë realisht të rinjve profesione, aftësi dhe punë dhe konkretisht për të sjellim zhvillim të ri ekonomik në rajon, që të tërheqë njerëzit, si ata që duan të qëndrojnë ashtu edhe të tjerët, që të mendojnë se realisht ata mund të punojnë dhe jetojnë atje. Tani, kjo është diçka që do të bëjnë dy qeveritë, por është edhe për sektorin privat. Dhe kështu ne po u bëjmë thirrje bizneseve dhe të tjerëve që të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar në ofrimin e këtyre aftësimeve dhe mundësive për punë për të rinjtë.

TOP CHANNEL: Ky është një projekt 10 milionë euro apo paund, apo jo?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Në fakt është 8.4 milionë pound, për tre vite e gjysmë, por ne po mundohemi ta përforcojmë dhe ta zgjerojmë.

Top Channel: Pra është fokusuar në Kukës, për momentin.

AMB: Për momentin është në bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Aktualisht po përcaktohen cilat janë mundësitë atje. Ne e dimë se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por cilat janë mundësitë reale që mund të krijojnë punësim edhe për të rinjtë? Cilat janë mundësitë teknologjike? Ne i njohim të gjitha këto punë në sektorin e teknologjisë të cilat nuk ka pse të kryhen detyrimisht nga një vend I caktuar. Mund të bëhen nga kudo në botë. Pse të mos i bëjnë nga Kukësi, apo nga Dibra?

TOP CHANNEL: Pra të trajnohen njerëzit atje që të mund të kenë akses në tregun e teknologjisë, IT, e të tjerë.

AMB: Pikërisht. Por e dimë se kjo do të marrë kohë. Pra, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar njerëzit tani. Pra, nëse po mendoni të lini shkollën këtë verë, ne duam që ju ta dini se do të keni mundësi këtu në Shqipëri ose zgjedhje për të shkuar në mënyrë ligjore në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër. Por mos shkoni ilegalisht. Pasi, edhe pse shihet si një rrugë e lehtë, ka histori vërtet të vështira nga njerëz që e kanë bërë këtë rrugë dhe e kanë kuptuar se kanë gabuar dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri.

TOP CHANNEL: Ky projekt menaxhohet nga Qeveria e Shqipërisë?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Sigurisht, projektet e mëdha që ne i hartojmë me qeveritë, por jo. Ky project i është kontraktuar disa organizatave. Kontraktori ynë kryesor është Swiss Contact dhe ata punojnë edhe me partnerë të tjerë shqiptarë. Ne duam që kjo të jetë një nxitje e mirëfilltë ekonomike.

TOP CHANNEL: Pra kryesisht menaxhohet nga organizata ndërkombëtare?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pikërisht. Por kuptohet që projektet diskutohen edhe me bashkitë, me qeverinë dhe me partnerët që mund të japin një kontribut. Kështu për shembull, ne mund të inkurajojmë që të ketë më shumë aftësim në bujqësi apo turizëm, por grantet për agroturizmin i jep Ministria e Bujqësisë. Kjo është diçka që mund të shtrihet për rajonin e Kukesit. Pra, kjo është qasja që ne duam ta kemi, të punojnë në partneritet.

TOP CHANNEL: Sepse po mendoja se krijimi i disa krizave artificiale vogla mund të jetë pozitive për qeverinë, e cila mund të jetë përfituese e fondeve nga kanë fonde nga jashtë Shqipërisë për të menaxhuar krizën tone. Pra ky është një lajm i mirë. le të themi, një lajm i mirë në aspekti i transparencës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result