Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick, reagon pas notës verbale të Shqipërisë.
Në një intervistë për mediat britanike, Jenrick shprehet nuk është penduar aspak për deklaratën e bërë.
“Nuk pendohem për deklaratën e bërë. Duhet të dallojmë shtetasit britanikë me orgjinë shqiptare nga ata që vijnë në Britani në mënyrë të jashtëligjshme me gomone. Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë”, theksoi ministri Jenrick.
Pjesë nga biseda
Jenrick: Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç po bëjmë në të vërtetë.
Nick: Si është konstruktiv?
Jenrick: Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.
Nick: Epo pse i keni ofenduar atëherë?
Jenrick: Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi ngashtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht dhe që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.
Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i vetes për të ulur shifrat që pamë vitin e kaluar pasiishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht… Shqipëria është një vend i sigurt!
Nick: Ju citohet të keni thënë: “Unë kam takuar stafin fantastik që ka punuar…për të gjetur shqiptarët, për t’i ndaluar, për t’i çuar në aeroport dhe për t’i kthyer në Tiranë. Askund në atë fjali nuk përmendet paligjshmëria.
Jenrick: Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht të largohen nga oficerët zbatimit të imigracionit dhe të kthehen në vendet e tyre.
Javën e kaluar ministri Jenrick deklaroi se po abuzohet me bujarinë e kombit anglez ndaj refugjatëve nga kërcënuesit e radhës, duke vënë më shumë presion mbi një sistem emigracioni që tashmë është në kolaps.
Për këtë çështje dy ditë më parë Qeveria thirrur ambasadorin britanik në vendin tonë ku i është komunikuar një notë proteste nga Ministria e Jashtme, lidhur me deklaratat e ministrit britanik të Emigracionit Robert Jenrick, kundër emigrantëve të jashtëligjshëm shqiptarë.
Ndërsa vetë ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cilësoi këtë si një fushatë linçuese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.