Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj në një komunikim për mediat ka deklaruar se AKSHI po përdoret nga kryeministri Edi Rama për qëllimet e tij partiake.
Gjithashtu Hysaj i bën thirrje SPAK që të reagojë dhe të hetojë një prej aseteve publike që po përdoret nga kryeministri.
Eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Gent Progni, bashkë me 800 programues të tjerër IT, kanë kallëzuar dje në SPAK Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Padia ka të bëjë me hakerimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarëve, që qeveria Rama ia faturoi hakerave iranianë. Sipas ekspertit është e dukshme që nuk ka pasur një segregim (izolim dhe ndarje) të serverëve, dhe kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave.
Partia Demokratike e mbështet aktin kurajoz të ekspertëve të IT dhe i bën thirrje SPAK të ketë të njëjtën kurajë qytetare dhe profesionale.
Për kujtesë, hakerimi i sistemit ka nisur me vjedhjen e te dhenave te 20 milion deklaratave tatimore nga hakerat e qeverise, publikimin e rrogave, organigramës se SHISH dhe targat e qytetarëve, si dhe te dhenat e 900 mijë qytetarëve.
Të gjitha këto kanë ndodhur para hakerimit të iranianëve.
Publiku nuk duhet të ahrrojë se jane shpenzuar defakto rrethe 200 milion euro per sigurine e sistemeve dhe ato jane lene pa asnje mbrojtje.
Për faktin e thjeshtë: paratë jane vjedhur me tendera sekretë.
Pa harruar këtu se denoncimi i vazhdueshëm i sistemit fatkeq dhe famëkeq të patronazhistëve, një zgjatje e mekanizmit komunist të spiunazhit dhe bullizimit të kundërshtarit politik, ka qenë lejtmotiv i Partisë Demokratike, por ka gjetur vesh të shurdhër te drejtësia.
Fakti që një ekspert i pavarur kërkon hetimin e asaj që ai konsideron si përdorje e infrastrukturës shtetërore për qëllime elektorale partiake, nga patronazhistet e përforcon drejtësinë e shqetësimit dhe mesazhit tonë dhe implikon sistemin e drejtësisë si bashkëpunëtor, të paktën në mosveprim.
Një reagim i drejtësisë, jo vetëm do zbulonte bashkëpunëtorët dhe nismëtarët e kësaj masakre elektronike, jo vetëm do mbyllte shtigjet për abuzime të tjera me privatësinë e qytetarëve shqiptarë, por çka është më kryesorja do të pengonte thellimin e rënies së pluralizmit në Shqipëri.
Kryeministri Rama e thekson vazhdimisht se është krenar me patronazhistët e PS. Kjo, jo vetëm inkurajon këta pelegrinë të së keqes, por i çon një sinjal drejtësisë, duke i thënë “mos m’i prek se janë të mitë!”.
Ka ardhur koha që SPAK të hetojë një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes Rama. Ka ardhur koha që përgjegjësit të identifikohen, dhe të mos fshihen pas emrit të përgjithshëm “patronazhistë”.
Ka ardhur koha që kryepatronazhisti t’i japë fund përdorimit të aseteve publike për qëllime partiake e personale.