Çdo pengesë nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar në 29 Janar komisionerët e Partisë Demokratike, sipas nënkryetarit të kësaj force politike, Oerd Bylykbashi ka sfond politik që synon pengimin e demokratëve në betejën elektorale e 14 Majit.
Ai sqaron se e drejta e regjistrimit në zgjedhjet lokale të Partisë Demokratike buron nga vendimi që Gjykata e Tiranës ka marrë në 25 Mars, e cila njohu statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, shkarkimin e ish-kryetarit Basha dhe anulimin e Kuvendit të 18 Dhjetorit.
Oerd Bylykbashi: Ka një vendim që është sot në fuqi dhe parimi kushtetues është që vendimet e gjykatave prishen vetëm nga një gjykatë më e lartë dhe sa nuk ka marrë vendim një gjykatë më e lartë, ai vendim sot është në fuqi.
Por edhe në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga ana e gjykatës, Bylykbashi thotë se vetë KQZ-ja ka një precedent në vendimarrje të ngjashme më herët, ku në viti 2019 ka ndjekur të njëjtën praktikë me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit.
Oerd Bylykbashi: Çdolloj veprimi tjetër nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor që do marrë një vendim të ndryshëm nga ai që kanë vendosur në 2019 si precedent është një vendim që ka sfond politik që synon pengimin e PD. Ne këtë nuk do ta lejojmë. Pra, ne do shkojmë të kërkojmë regjistrimin, komisionerët si PD.
Pavarësisht vështirësive që sipas Bylykbashit krijoi për demokratët, djegia e mandateve nga Lulzim Basha dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit në 2019-ën, shanset për fitore të mundshme në 3 bashkitë e mëdha ekzistojnë.
Oerd Bylykbashi: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Igli Cara kanë shanse të jashtëzakonshme fitoreje.
Demokratët vijnë në këto zgjedhje pas atyre të pjeshme që u mbajtën në 6 Mars, duke fituar nga 6 bashki atë të Shkodrës.
Tv Klan