Një prej programeve më të njohur në botë të BBC nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë” ka eksploruar mrekullitë e vendit tonë për t’ia paraqitur ato të gjithë botës. Gazetarja Bettany Hugs shprehet se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ku mund të gjesh edhe site arkeologjike dhe të njohësh kulturën e vendit. Fillimisht programi me disa seri ndalet tek qyteti antik i Butrintit.
“114 kilometra nga Italia dhe vetëm 3 kilometra nga ishujulli i Korfuzit këtu ështtë siti kombëtar i Butrinit. i shtrirë 200 hektarë ky park arkeologjik është një udhqëkryq i kulturave duke filluar nga antikiteti tek epoka e bronizt dhe ajo otomane”, u shpreh Bettany Hugs gazetare e BBC.
Dokumentari ndalet tek historia e lashtë e qytetit dhe rëndësinë që pati ai për kohë.
“Në shekullin e parë para krishtit Butrinti ra pre e ambicies së romakëve, të cilët u shtrinë nga deri në Afrikë dhe Azi.Në shekullin e 4 para krishtit Jul Çezari ishte koke më kokë me kundërshtarin e tij Pompei, i cili kishte stacionin e flotës së tij në atë që njihet sot si Korfuzi”.
Por Butrinti ishte edhe vendi i fushëbetajave të përgjakshme .
“Këtu është pika ku perandori Oktavi mundi mbretëreshën e Egjiptit Kleoptarën dhe të dashurin e saj Mark Antoni”.
Qyteti antik i Butrinti ishte edhe streha e shkrimtarëve të kohës si ajo e këtij moment ku gazetarja citon poetin Virgjil, i cili shkroi vargjet e tij të famshme për Butrintin.
Por për mijëvjecarë ky vend mbeti i pazbuluar dersia në vitin 1932 arkeologu Italian Luixhi Maria Ugolini i cili ishte me mission nga vetë Musolini për të hedhur dritë mbi Butrintin.
“Këto janë disa nga gjetjet e Ugolinit. Janë statujat e familjes mbretërore që zbukuronin teatrin”.
Dokumentari vë në dukje se Butrinti është siti i parë arkeloggjik shqiptar që ka hyrë në mbrohet dhe ka hyrë në UNESCO. Sipas ky sit arkeologjik është një nga ato vende ku mitologjia takon relaitetin dhe reliteti është po aq magjik sa vetë mitoligjia.
Në pjesën e dytë BBC ndalet tek alpet shqiptare .
“Zyrtarisht ato njihen si alpet shqiptare por vendasit i quajnë Bjeshkët e Namuna” .
Në këto alpe mund të gjesh kulla të shumta si ato të ngujimit ndërtuara në shekullin e 17-të. Kjo ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të ngujoheshin këtu.
“Familja ime, ne e kemi trashëgimi brez pas brezi, kjo ka 389 vite që është ndërtuar dhe kjo ishte kullë e ngujimit, ose e pajtimit”.
Një element tjetër i rëndësishëm është edhe lahuta, një instrument muzikore autoktone.