Aksidenti tragjik, ndërron jetë futbollisti shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Humb jetën në një aksident tragjik i riu shqiptar në Itali. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Cagli ndërsa viktima është identifikuar si Petrit Jashari 22 vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo.

Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.

Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka humbur jeten menjehere.

Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.

Policia po punon për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit. Ngushellimet per familjaret kane qene te shumta.

Share This Article