Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku një shqiptar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në qytetin e Markdorf.
Sipas të dhënave paraprake, 47 vjeçari shqiptar shkoi i armatosur në vendin ku punonte ish-bashkëshortja në Konstanz dhe e qëlloi atë disa herë, duke i marrë jetën.
Autori u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua në paraburgimin e Ravensburgut, ku do t’i komunikohet dhe akuza për krimin e rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e krimit, autori ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet me dije.