Futbollisti i njohur nga Gjakova, Eros Grezda, tash e një kohë është duke shijuar një lidhje dashurie me bukuroshen Ajsel Abazi.
Çifti, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Turqi, për vitin e ri zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
E me rastin e ditëlindjes së këngëtares shqiptare, Grezda i ka bërë një dedikim të ëmbël.
“Edhe 100 zemër të dua më shumë se Luizin”, ka qenë urimi që futbollisti ia ka bërë Ajselit duke e lidhur me banorin e Big Brother VIP Albania 2.
“Urimi më i mirë për ditëlindje. Kur bashkëshorti juaj është më shumë romantik se sa e imagjinoni”, shtoi ajo.
Të njëjtit duket se jetojnë në Turqi për shkak të karrierës që Erosi ka ndërtuar atje.
Ai më parë ka qenë i komentuar edhe për romanca të tjera dashurie me emra të njohur të shoubizit shqiptar.