Baronët e drogës në Amerikën Latine kanë trajnuar gangsterët shqiptarë në mënyrë që këta të fundit të dominojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe. Kështu shkruhet në artikullin e medias britanike The Sun ku vihet në dukje roli gjithmonë e më i madh që bandat shqiptare kanë marrë në rrjetin kriminal të shpërndarjes së drogës.
Në mediat britanike shkruhet se banorët shqiptarë të drogës kishin dërguar në Amerikën Latine të besuarit e tyre për të jetuar aty përgjithmonë dhe për të mbajtur nën kontroll rrjetin e trafikut të kokainës që niset nga ato vende drejt Europës.
Vite pasi shkelën për herë të parë në Meksikë dhe Kolumbi, bandat shqiptare po përdorin kontaktet e tyre për të mimituar suksesin e gjatë të mafias italiave.
Britania është bërë një treg aq fitimprurës për kokainës saqë përpunuesit e lirë të kokainës në Amerikën Latine janë në një konkurrencë të përgjakshme për të ndërmjetësuar marrëveshje mes karteleve dhe bandave që kontrollojnë trafikun në Mbretërinë e Bashkuar.
Një prej ekspertëve britanikë shkruan se pavarësisht vrasjeve të ndodhura, marrëveshja mes bandave shqiptare dhe karteleve amerikano-latine të drogës, ka qenë e sukeseshme.
“Fakti që ne shohim shumë dërgesa që mbërrijnë në Evropë, të cilat shqiptarët i kanë nën kontroll, tregon se është në funksion. Është një lidhje e fortë dhe e vendosur mes shqiptarëve dhe karteleve”- u shpreh një prej ekspertëve britanikë mbi trafikun e lëndëve narkotike.
Ndërkohë në rrugët e Londrës ka përplasje të përgjakshme mes bandave të kombësive të ndryshme që luftojnë për të dominuar tregun e kokainës. Vetëm në ditët e fundit, dy të mitur janë qëlluar me armë zjarri gjatë një përplasje për territorin ku trafikonin lëndën narkotike.