Një 40-vjeçar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi akuzohet se ka kontrabanduar emigrant ilegalë nga Shqipëria drejt Britanisë.
Ky është arrestimi katërt që bëhet nga autoritet britanike në lidhje me imigracionin e paligjshëm që synon të kalojë përmes kanalit të La Manshit.
Autoritetet britanike bëjnë me dije se arrestimi i 40-vjeçarit është bërë në kuadër të një operacioni për çmontimin e e bandave kriminale që përfitojnë nga kontrabandimi i njerëzve në Angli.
“Ky është një hetim ndaj një grupi të dyshuar të krimit të organizuar që dyshohet se janë të përfshirë në ndihmën për hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në Britani, nëpërmjet porteve të kanalit”, tha zyrtari britanik.
Mbi 140 persona janë dënuar sipas Aktit të Kombësisë dhe Kufijve për kalimin e paligjshëm të refugjatëve që prej qershorit të kaluar.