Silvio Berlusconi u ka bërë një premtim të çuditshëm lojtarëve të Monzas nëse arrijnë të triumfojnë ndaj Juventusit.
Skuadra ku ai është president ia doli të fitonte 2-0 në Torino, derisa ai u kishte thënë se në rast fitores do t’u mbushte autobusin me eskorta.
Tani, Berlusconi bën shaka: “Tashmë ka marrë 100 telefonata duke më kërkuar të mbaj fjalën time”, pas premtimit të tij të çuditshëm për t’i siguruar skuadrës “një autobus plot me eskorta” nëse ata mundin Juventusin.
Premtimi u incizua gjatë darkës së Krishtlindjeve të klubit, kur ai sugjeroi një mënyrë tjetër për të ‘stimuluar’ lojtarët për të mposhtur një nga skuadrat e mëdha.
Klipi u shfaq në të gjithë botën si një shembull tjetër i sensit të humorit shpesh të vjetëruar të ish-kryeministrit italian.
Monza me të vërtetë mundi Juventusin 2-0 në Torino me golat nga Patrick Ciurria dhe Dany Mota Carvalho.
Duke folur për La Repubblica, Berlusconi pranoi se çështja e autobusit kishte dalë jashtë kontrollit.
Ekipi i rrjeteve sociale të Monzas gjithashtu u argëtua me këtë që ka ndodhur.