ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  2 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 4 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 4 hours ago
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar 4 hours ago
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Media britanike: Babai i 18-vjeçarit shqiptar tha se zhdukja e tij ishte e planifikuar! E bëri për të mos u kthyer në shtëpi

albnews by albnews
30 January, 2023
in Albania, UK
0
Media britanike: Babai i 18-vjeçarit shqiptar tha se zhdukja e tij ishte e planifikuar! E bëri për të mos u kthyer në shtëpi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

18-vjeçari Orgito Luka është një prej adoleshentëve azilkërkues që është zhdukur nga hotelet në Britani në mënyrë që të mos kthehej në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar vetë babai i të riut, shkruan media britanike ‘Daily Mail’.

Orgito Luka, i cili ishte 17 vjeç kur u zhduk në maj të vitit të shkuar flet çdo ditë me të atin, të cilit i dërgon paratë e fituara nga puna në një kantier ndërtimi në Londër.

RelatedPosts

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e kaluar se nga 4600 azilkërkues fëmijë të pashoqëruar që mbërritën në Britani që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer. Nga ata që janë ende të zhdukur, 186 pretenduan se ishin ose 16 ose 17 vjeç dhe 176 janë me origjinë nga Shqipëria.

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e disa adoleshentëve shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga Home Office vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.

Disa ditë më parë, në një deklaratë minsitri i Brendshëm britanik Simon Murray tha se 176 fëmijë shqiptarë të cilët ndodheshin në hotelet e Britanisë së Madhe ku po kërkonin azil, janë zhdukur. Mes të miturve të cilët janë humbur, 13 prej tyre raportohet të jenë nën moshën 16 vjeç dhe më së shumti shqiptarë.

Së fundmi, autoritetet britanike kanë paralajmëruar se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur me gomone në Mbretërinë e Bashkuar, pa prindër apo kujdestarë mund të jenë nën shënjestrën e grupeve kriminale të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë për veprimtari kriminale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

27 December, 2025
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result