ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant! 2 hours ago
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh! 2 hours ago
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  5 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 8 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

‘Skandali me aplikacionin ‘Aktivisti’ për postimet e Ramës’/ PD: SPAK të nisë urgjentisht hetimet

albnews by albnews
31 January, 2023
in Albania
0
‘Skandali me aplikacionin ‘Aktivisti’ për postimet e Ramës’/ PD: SPAK të nisë urgjentisht hetimet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD, Bislim Ahmetaj ka denoncuar skandalin dhe shqetësimin që po hasin përditë punonjësit e administratës me aplikacionin ‘Aktivisti’.

Në deklaratën për mediat nga selia blu, Ahmetaj theksoi se punonjësve po i kërkohet nga drejtuesit e institucioneve që gjatë orarit të punës të pëlqejnë, shpërndajnë dhe të komentojnë në postimet e kryeministrit Edi Rama.

RelatedPosts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

Në bazë të këtyre denoncimeve, Ahmetaj i ka kërkuar SPAK të nisë menjëherë hetimet.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT, BISLIM AHMETAJ

Edi Rama pas aktit të shpalljes si i pandehur nga drejtësia amerikane ka humbur çdo kontroll mbi veten, dhe për pasojë ka ndërsyer gjithë batalionin e tij kundër punonjësve të administratës publike, që nuk janë pjesë e stanit të tij të korrupsionit dhe krimit.

Këto ditë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut në PD ka pasur denoncime të shumta nga punonjës të administratës publike, të të gjitha niveleve, të cilët dëshmojnë se janë thirrur nga eprorët dhe janë urdhëruar të instalojnë dhe të përdorin me detyrim aplikacionin “Aktivisti”, prodhim i zyrës së agjitacionit dhe propagandës pranë Kryeministrit. 

Përveç pëlqimeve, që janë të detyrueshme dhe vlerësohen me pikë, ata duhet të shpërndajnë nëpër faqet e tyre cdo marrëzi të kryeministrit, ministrave dhe shefave të tyre direkt, gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht  cdo deklaratë apo qëndrim të përfaqësuesve të opozitës, ata që nuk kanë rrjete sociale duhet ti hapin ato me urgjencë.

Ky është përshkrimi i punës së administratës shtetërore, që nga specialisti i thjeshtë i pushtetit vendor, deri te drejtuesit e lartë nëpër institucionet qëndrore të shtetit.

Ky do të jetë matësi i përformancës në punë për cdo punonjës deri pas 14 majit, kohë kur janë paralajmëruar largimet nga puna për të gjithë ata që nuk do ti përgjigjen aksionit propagandistik për mbrojtjen e të pandehurit Rama dhe të hajnave të tjerë pjesë e grupit të strukturuar kriminal që ka uzurpuar shtetin shqiptar.

Nga selia e Partisë Demokratike i bëjmë thirrje batalionit në ikje të shantazhistëve të Edi Ramës që të ndalin presionin dhe shantazhin mbi administratën publike, në të kundërt ju garantojmë se ju do të jeni të parët që do të ndëshkoheni nga ligji.

I bëjme thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje nëpunësve civil të zbatojnë statusin e tyre ligjor dhe të refuzojnë urdhrat e paligjshëm të eprorëve me tesera partie. 

Ditët në pushtet të sektit të rilindjes kanë filluar numrimin mbrapsht.

Ata që urdhërojnë shkeljen e ligjit s’do të kenë vend në administratën e shtetit shqiptar.

Partia Demokratike në qeverisje të vendit garanton zbatimin rigoroz të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Ju faleminderit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

28 December, 2025
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

28 December, 2025

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result