UK
Burri gjen të dashurin e gruas të fshehur në dollap dhe me ndihmën e të birit e rrahin për vdekje në Britani
Një baba i ndarë nga gruaja ka gjetur të dashurin e saj të ri të fshehur në dollapin e shtëpisë dhe me ndihmën e të birit e rrahën atë për vdekje, u tha sot në gjyqin e çështjes në Britani.
49 vjeçari Wayne Peckham, dhe i biri Riley Peckham, 23 vjeç, sulmuan 39 vjeçarin Matthew Rodwell, pak pasi ai kishte thirrur numrin e emergjencës 999 për të kërkuar ndihmë.
Zoti Rodwell kishte goditur shumë herë me shkelma e grushte viktimën në shtëpinë e familjes në Norfolk. Në veri të Britanisë, por të dy të akuzuarit mohojnë vrasjen.
Në gjykatën e Norwich u tha se Rodwell kishte qenë në një lidhje me gruan e Wayne pas ndarjes së tyre, dhe ishte në shtëpinë e saj më 23 janar të vitit të shkuar.
Prokurorja Riel Karmy-Jones KC tha se Rodwell ishte i tmerruar se do të zbulohej në shtëpi nga Riley e Wayne prandaj ishte fshehur në një dollap kur ata trokitën në derë rreth orës 20.00 të mbrëmjes.
Gruaja kishte thënë: “Matthew është fshehur në dollapin lart në dhomë dhe telefonoi policinë”.
Prokurori tha se Rodwell kishte shprehur gjatë telefonatës, tmerr për atë që mund t’i ndodhte në duar të babë e bir”.
Në gjykatë u tha se zonja Peckham i kishte hapur derën djalit të saj Riley i cili kishte parë këpucët e Rodwell dhe e kishte gjetur atë të fshehur në dollap dhe kishte thirrur: “Qenka këtu!”
Në këtë moment Wayne Peckham kishte hyrë në shtëpi megjithëse zonja Peckham tentonte ta ndalonte.
Më tej prokurorja Karmy-Jones tha se pasi kishte zbuluar vendin e fshehjes së Rodwell, Riley ishte dëgjuar të thoshte: “Tani do të vdesësh, do të vdesësh!”
Zonja Peckham tha se kishte dëgjuar përleshjen në katin e sipërm dhe kishte tentuar të ndalonte bashkëshortin të ngjitej.
Por Wayne Peckham kishte kaluar pas gruas së tij që bllokonte shkallët, për të arritur në vendin ku i biri Riley po përleshej me Rodwell.
Prokurorja Karmy-Jones said: “Ajo nuk mund të shihte atë që po ndodhte pasi u rrëzua kur i shoqi e shtyu për të kaluar”.
Wayne Peckham kishte goditur me shkelma e grushte Rodwell në trup e në fytyrë, megjithëse zonja Peckham ishte përpjekur ta ndalonte duke u vendosur me trup mes palëve në luftim.
Autopsia tha se rrjedhimisht Rodwell kishte vdekur si rezultat i mbytjes.
Policia që mbërriti në shtëpi në ora 8.05 kishin dëgjuar ulërima nga brenda.
Bashkëshorti i Kerry dhe i biri Riley u ndaluan menjëherë. Në gjykatë u tha se zonja Peckham kishte nisur të jetonte me Rodwell pasi i kishte dhënë fund lidhjes së trazuar me bashkëshortin, baba i tre fëmijëve të saj, për të cilin thotë se ishte “tepër kontrollues”.
Wayne Peckham e Riley Peckham mohojnë akuzat e vrasjet dhe sulmit fizik në incidentin e rëndë të janarit 2022.
Prokurorja Karmy-Jones tha se dy të akuzuarit kishin vepruar në bashkëpunim për të marrë hak.
Gjyqi vazhdon.
UK
Kalimet vjetore të migrantëve përmes Kanalit, më të lartat që nga viti 2022
Një total prej 41,472 emigrantësh kaluan Kanalin me varka të vogla në vitin 2025 – pothuajse 5,000 më shumë se një vit më parë.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme treguan një rritje prej 13% në totalin prej 36,566 në vitin 2024.
Ishte numri më i lartë që nga viti 2022, kur kaluan kufirin gati 46,000 migrantë.
Qeveria thotë se ka larguar tashmë 50,000 njerëz që ishin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe po punon më ngushtë me qeverinë franceze.
Pati 28 ditë pa asnjë kalim nga 15 nëntori deri më 12 dhjetor, të cilat disa vëzhgues ia atribuan erërave të forta në Kanal.
Shifrat nga Ministria e Brendshme treguan se 737 persona mbërritën më 13 dhjetor dhe më shumë se 600 të tjerë në katër ditët në vijim.
Një total prej 803 personash mbërritën në 13 anije më 21 dhjetor, një rekord për një ditë të vetme në dhjetor.
Mbërritjet e fundit të vitit 2025 ishin më 22 dhjetor, kur 17 persona u sollën në breg në Dover.

Në nëntor, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood njoftoi reforma të mëdha për procesin e azilit, duke e përshkruar sistemin aktual si “jashtë kontrollit dhe të padrejtë”.
Ndryshimet përfshijnë viza për jashtë shtetit që kërkojnë kualifikime më të larta, emigrantët do të duhet të presin më gjatë për t’u lejuar qëndrimi, studentët e huaj do të lejohen të qëndrojnë vetëm për 18 muaj pas diplomimit dhe disa emigrantë përballen me një pritje 20-vjeçare përpara se të lejohen të vendosen përgjithmonë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Numri i kalimeve me varka të vogla është i turpshëm dhe populli britanik meriton më mirë.”
“Kjo qeveri po ndërmerr veprime. Ne kemi larguar pothuajse 50,000 njerëz që ishin këtu ilegalisht dhe marrëveshja jonë historike me francezët do të thotë që ata që mbërrijnë me anije të vogla tani po kthehen mbrapsht.”
UK
Faqet e para të gazetave në UK
‘Horror on the dancefloor’ dhe ‘Traitors twist’; janë titujt e shumë gazetave në Uk










UK
Faqet e para te gazetave në UK
‘Viti i provave’ për Kryeministrin dhe ‘lufta’ me gjyqtarët për Shamima Begum;








-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
