Një histori reale mbi varësinë e një ariu nga droga sëshpejti do te paraqitet në Hollivud.
Filmi do të quhet “Ariu i Kokainës” dhe është historia e vërtetë dhe e çuditshme e një ariu që ngordhi nga mbidoza e kokaines.
Në vitin 1985, një ari i zi 175 kilogramë vdiq nga një mbidozë masive e kokainës nga një prej kriminelëve më famëkeq të kontrabandës së drogës në Kentaki.
Ariu i Kokainës tashmë i bërë dhe skulpturë ka rrëmbyer zemrat dhe vëmendjen e udhëtarëve në anë të rrugës që kur u vendos për herë të parë në Lexington në vitin 2015.
Mijëra njerëz ndalojnë aty për të bërë foto me të duke u kthyer në një atraksion turistik.
Rrethanat e vdekjes së tij fillimisht u shfaqën në një artikull të New York Times në vitin 1985, dhe tani është pjesë e skenarit të një filmi të ri që po zhvillohet dhe drejtohet nga aktorja dhe regjisorja Elizabeth Banks.
Kur një ekzaminues mjekësor u thirr në vitin 1985 për të parë trupin 175 kilogramësh, ai konstatoi shenjat nga një mbidozë masive – hemorragji cerebrale, dështimi i frymëmarrjes, hipertermia, dështimi i veshkave, dështimi i zemrës, goditjet në tru.
Barku i ariut ishte aq i mbushur, saqë nuk do të kishe mbushur më shumë drogë të paligjshme nëse do të provoje.
Por si arriti ai në këtë mënyrë?
Fillon tre muaj më parë dhe 200 milje në veri. Pikërisht aty, Andrew Thornton II, një oficer famëkeq i policisë së narkotikëve në Lexington, i kthyer në kontrabandues droge, ra për vdekje nga një aeroplan ndërsa ishte në një arrati për kontrabandë kokaine.
Trupi i tij u gjet në Knoxville, Tennessee, me syze për shikimin e natës në fytyrën e tij dhe një pako Gucci tek këmbët. Ai kishte mbi vete thika, disa pistoleta, 4500 dollarë cash dhe një çantë të mbushur me rreth 75 paund kokainë me vlerë 15 milionë dollarë.
Dy vdekjet besohet se janë të lidhura pasi ariu ishte i rrethuar nga 40 kontejnerë të hapur me gjurmë kokaine brenda tyre.