ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 2 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 2 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 2 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 2 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

The Independent: Njësitë e azilkërkuesve në Britani urdhërohen të procesojnë të parat kërkesat e shqiptarëve

albnews by albnews
3 February, 2023
in Albania, UK
0
The Independent: Njësitë e azilkërkuesve në Britani urdhërohen të procesojnë të parat kërkesat e shqiptarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyra për Punët e Brendshme në Britaninë e Madhe ka urdhëruar njësitë e azilkërkuesve që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve, në mënyrë që të përshpejtohet deportimi i tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga media britanike The Independent, e cila duke cituar burime, thotë se ka mësuar që “operacioni i koduar Bridora, synon të shpallë sa më shumë aplikime të jetë e mundur të pabaza nga shqiptarët dhe t’i largojë ata nga Britania e Madhe, pas rritjes së numrit të atyre që mbërrijnë me varka të vogla”.

RelatedPosts

Faqet e para të gazetave në UK

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

The Independent shkruan më tej se ky vendim i qeverisë britanike ka ngritur shqetësime se do të vonojë vendimet për mijëra afganë, iranianë, sirianë dhe azilkërkues nga shtete të tjera, shumë prej të cilëve kanë vite që presin nëse kërkesa e tyre për azil do të pranohet ose jo. “Është diskriminuese”, tha një burim të hënën për The Independent.

Nga më shumë se 140 mijë kërkesat për azil që presin për një vendim në Britaninë e Madhe, rreth 16 përqind (22,900) janë nga shqiptarët. Më shumë se 16 mijë aplikime i përkasin iranianëve, 14,500 irakenëve, 9 mijë afganë dhe rreth 7 mijë sirianëve dhe eritreasve.

Një burim tha për The Indepentend se besonte që qëllimi i operacionit Bridora ishte të certifikonte sa më shumë kërkesa për azil nga shqiptarët sipas ligjit, në mënyrë që njerëzit të largohen nga Britania e Madhe dhe për t’ia ndaluar atyre që të apelojnë rastin nga jashtë vendit.

Jonathan Featonby, analisti kryesor i politikave në Këshillin e Refugjatëve, tha se organizata po punonte me refugjatët shqiptarë që ishin viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit dhe se ata kanë kërkesa legjitime për azil.

“Është jetike që çdo rasti t’i jepet një vlerësim i drejtë”, u shpreh ai. “Të paragjykosh një kërkesë, vetëm për hir të vendit origjinës së aplikantit është e gabuar. Teksa problemi i kërkesave për azil duhet adresuar, ne nuk mund të harrojmë faktin se kemi të bëjmë me jetë njerëzish.”

Kjo vjen në një kohë kur qeveria britanike përgatitet të sjellë akoma më shumë projektligje në parlament në përpjekje për të kufizuar kalimet me varka të vogla, të cilat kanë vijuar të rriten pavarësisht politikave për parandalimin e tyre.

Si Rishi Sunak ashtu edhe Suella Braverman janë fokusuar te shqiptarët, duke i cilësuar gjerësisht si “emigrantë të paligjshëm”. Deklarata të cilat kanë sjellë reagime nga Tirana zyrtare, ndërsa ambasadori shqiptar në Britani kërkoi që të “të ndalej fushata e diskriminimit ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Megjithatë, këtë të enjte kryeministri britanik e quajti “qesharak” numrin e shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla dhe u zotua se “do t’i kthejë me avionë emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria dhe kjo do të vijë në rritje gjatë vitit”.

“Shumë shpejt ne do të prezantojmë ligje të reja në parlament, të cilat ofrojnë një sistem sipas së cilit, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, tha Sunak.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik publikuan një deklaratë të përbashkët ku u angazhuan që të ndërmarrin hapa konkretë për bashkëpunimin mes dy vendeve me synim dhënien fund të dyndjes së emigrantëve të paligjshëm shqiptarë drejt brigjeve të Britanisë së Madhe. Dy palët ranë dakord për formimin e një Task Force të Përbashkët në nivel të Ministrive të Brendshme.

Taskforca e përbashkët do të mbështetet nga një komitet ekspertësh të përzgjedhur nga ministritë e brendshme të të dyja vendeve, të cilët do të ndihmojnë në shkëmbimin e informacionit mbi personat që duan të emigrojnë, por edhe në kthimin e emigrantëve të paligjshëm. Po ashtu, parashikohet që si pjesë e bashkëpunimit të angazhohen oficerë britanikë në aeroportin e Rinasit./

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result