Bebe Rexha është duke u përgatitur për një prej mbrëmjeve më të rëndësishme në karrierën e saj.
Këtë të diel ajo do të jetë pjesëmarrëse në ceremoninë më të madhe botërore të ndarjes së çmimeve të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’.
Kjo pasi ajo është sivjet shqiptarja e vetme e nominuar për një çmim të tillë, përkatësisht për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan.
E teksa po e pret me ëndje këtë moment të rëndësishëm në karrierën e saj, Rexha po tregohet mjaft aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.
Ajo publikoi të enjten dy fotografi të reja për ndjekësit e saj, ku shfaqej mjaft atraktive me pamjen e saj voluminoze prej biondeje, gjersa ishte fshehur trupi ne saj pas një mbulese.
“Paqe dhe dashuri dhe muzikë e re që vjen së shpejti”, ka shkruar 33-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Bëhet fjalë për këngën e saj më të re “Heart Wants What It Wants”, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.
Ajo ka ngacmuar fansat me publikimin e një pjese të shkurtër të kësaj kënge në rrjetet sociale, gjersa ka paralajmëruar se këtë vit pritet të sjellë në treg edhe albumin e tretë në karrierën e saj.