Qindra viktima, mijëra të plagosur dhe dëme të paimagjinueshme ka shkaktuar tërmeti i dhunshëm me magnitudë 7.9 Rihter, i regjistruar në 4 e 17 të mëngjesit, në jug të Turqisë, jo shumë larg kufirit me Sirinë.
Siç raportohet epiqendra ishte në thellësinë 25 km në rajonin e Gaziantep dhe u ndoq nga një tjetër lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter disa minuta më vonë.
Sipas një bilanci fillestar viktimat janë mbi 600, ndërkohë që shifrat mund të përkeqësohen në orët në vijim.
Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë më kohën për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja ndërsa qindra godina janë shembur në të dyja vendet.
Ministri i Brendshëm në Turqi tha se 10 qytete ishin prekur: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Diyarbakir dhe Kilis.
Ndërsa në Siri, dëmet dhe viktimat janë shënuar në Alepo, Hama dhe Laodicea.
Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas atij që disa e kanë cilësuar si tërmetin më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë, dhe u kërkoi qytetarëve të mos i përdorin telefonat celularë për të lejuar koordinimin e ekipeve të shpëtimit.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare dhe u tha qytetarëve të prekur se do ta kalojnë se bashku këtë katastrofë.
Tërmeti i fuqishëm u ndje nga miliona njerëz rreth Turqisë, Libanit, Qipros dhe Izraelit.
Autoritetet italiane paralajmëruan për tsunami të mundshëm në jug të vendit, por alarmi u shfuqizua pak më orën më vonë.
Turqia gjendet në një prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmologjik në botë. Në 1999 mbi 17 mijë vetë u vranë pasi një tërmet i fuqishëm shkundi zonën veri-perëndimore të vendit.