Anëtari i Lëvzijes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ftuar në në T7, ka thënë edhe se me Vetëvendosjen do të ndodhë çkapja e shtetit. Ai ka thënë se koalicioni me LDK’në do të ndodhë por se VV’ja nuk do i lëshojë Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë.
“Kemi një plan shumë të mirë qeverisës. Por edhe partneri jonë e ka një plan të vetin. Duhet të i harmonizojmë këto plane dhe kështu do arrijmë një qeverisje të mrië”, ka thënë Selimi.
“Do të fillojmë menjëherë me çkapjen e shtetit”. Tutje ai ka thënë se nuk do të ketë hakmarrje politike ndaj askujt, dhe për të tilla thotë se kanë ndodhur vetëm në qeverisjet e kalaura.
“Pas 20 viteve ka pasur një gëzim të madh. Ne nuk jemi arrogant dhe nuk do të hakmerremi ndaj askujt. Nuk jemi sikur qeverisjet e kaluara”, tregon Selimi.
“Askush nuk duhet të frikësohet përveç atyre që e kanë shkelur ligjin. Le të frikësohen kriminelët. Njerëzit e drejtë nuk kanë se pse të frikësohen me qeverisjen tonë”
Tutje Selimi thotë se në dy ministri nuk do të lëshojnë pe.