Turqia është spostuar tre metra pas tërmetit shkatërrimtar që goditi në orët e para të mëngjesit të sitëm këtë shtet.
Këtë fakt e bëri me dije kreu i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, Carlo Doglioni, i cili shtoi se rreziku është që mund të ketë lëkundje të tjera më intensive.
Sipas tij, duket sikur Turqia të ketë lëvizur drejt Jugperëndimit dhe Arabia drejt Verilindjes, citojnë mediat italiane.
“Nga vlerësimet që kemi, dhe të cilat gradualisht po përpunohen, ne e dimë se lëkundja u aktivizua për 150 kilometra me një zhvendosje prej të paktën tre metrash. Gjithçka ndodhi në vetëm pak sekonda, duke rrezatuar këtë tërmet me magnitudë 7.9 ballë.
Flasim për një lëvizje rrëshqitëse, rrafshi i prishjes është vertikal, prandaj gjatë një tërmeti vërehet një zhvendosje horizontale e blloqeve të shkëmbinjve. Dy kufijtë që lëvizin në lidhje me njëri-tjetrin në një mënyrë të varur.
Me fjalë të tjera: është sikur Turqia të kishte lëvizur drejt Jugperëndimit dhe Arabia drejt Verilindjes. Alarmi është mbyllur. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të ringjallet nga rrëshqitjet e dheut. Por do të ishte një skenar që ka të bëjë me detet që rrethojnë Turqinë. Ngjarjet e këtij lloji mund të pasohen nga ngjarje po aq të rëndësishme nëse jo më të rëndësishme.
Ndodhi pikërisht në Turqi në tërmetin që goditi vendin në vitin 1999. Ajo që mund të them, është se janë lëvizje që nuk ndalen kurrë. Sjellja “epidemike” dihet, por tërmeti preku një strukturë larg sistemit gjeologjik italian. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta mbajmë vëmendjen lart, sepse Italia ka zona me një vitalitet gjeologjik gjithnjë të pranishëm.”
Kreu i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, Carlo Doglioni