Përlotet Premçi: Sheh tërmetin në Turqi dhe rikujton historinë e fëmijës në Thumanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-drejtuesi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, u përlot në studion e Euronews Albania, teksa komentonte tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore këtë të hënë.

Premçi teksa shihte live shpëtimin nga rrënojat të një foshnje të vogël, rikujtoi me lot në sy punën e Emergjencave Civile gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Ai rikujtoi momentin kur nxorrën nga rrënojat një fëmijë të familjes Turku.

“Tek po shikoj këtë fëmijë më kujtohet data 26 nëntor në Thumanë. Në Thumanë nxorëm një nga familjet me mbiemër Turku, nxorëm në fillim një 52-vjeçar pastaj nxorëm një fëmijë. E trishtë! Kurse një tjetër në katin e dytë, i zënë nga pllakat e betonit kërkonte një cigare. Ekipet nuk e nxorën dot të gjallë pasi vdiq nga presioni që ushtronin pllakat.

Këto janë momentet më të vështira për familjarët dhe grupet e kërkim shpëtimit sepse po ta shikoni në të gjitha operacionet nuk përdoren fadroma. Ka patur njerëz te ne se për shkak të përdorimit të fadromave dhe të mos respektimit të rregullave, lëvizja me fadroma ushtron presion, dhe ata vdiqën. Pllakat duhen hequr me vinç pasi nëse nuk i shpëton dot mos t’i vdesësh”, tha Premçi.

Share This Article