Vladimir Putin është zotuar se pasojat do të jenë shumë të mëdha nëse Britania furnizon Ukrainën me avionë luftarakë. Deklaratat e presidentit rus vijnë menjëherë pas thirrjes së presidentit Zelensky për mbështetje nga Britania.
Lidhur me avionët luftarakë, Sunak ka thënë se çështja po diskutohet duke lënë të hapur mundësinë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë Typhoon.
The Sun gjithashtu shkruan se Rusia ka filluar të armatoset dhe se po përgatitet për një ofensivë në të ardhmen.
“Pasojat ushtarako-politike” të armatimit të Ukrainës “do të jenë në duart e Mbretërisë së Bashkuar. Rusia do të dijë si t’i përgjigjet çdo veprimi jomiqësor të palës britanike”, ka thënë më tej Kremlini.