Luizi pranon se e ka ende tatuazh emrin e ish të dashurës: Nuk e kam fshirë sepse nuk jam penduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lojën e re është zhvilluar mes banorëve të Big Brother VIP Albania, të cilët u janë përgjigjur disa pyetjeve nga jeta personale.

Ata zhvilluan lojën “E kam bërë, se kam bërë” duke rrëfyer detaje interesante dhe të padëgjuara më parë nga jeta e tyre.

Në njërën prej tyre ata u pyeten nëse “kanë bërë tatuazh emrin e partnerit/es dhe janë penduar”, ishte përgjigja e Luizit ajo që ka tërhequr vëmendjen.

Këngëtari u shpreh se ai ka tatuazh në krah emrin e ish-partneres të cilin nuk e ka fshirë dhe as penduar për këtë.

“E kam por nuk jam penduar, nuk e kam  fshirë”, ka thënë Luizi.

Kujtojmë që Luizi, Olta, Kristi dhe Armaldo po qëndrojnë në një dhomë të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.

Të katër u dënuan për shkak se folën hapur për nominimet, që konsiderohet si thyerje e rregullave kryesore të BBVA.

Share This Article