Deputetja Rudina Hajdari shpjegoi në një konferencë për shtyp situatën e krijuar në grupin parlamentar demokrat.
Hajdari tha se gjithçka është një plan për të shmangur vëmendjen dhe theksoi se kjo histori ndihmon vetëm dy persona: Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
“Nuk ekziston asnjë akt dorëheqjeje nga ana ime. Kjo histori është një histori që ndihmon Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Ndihmon Edi Ramën për të shmangur vëmendjen nga hapja e negociatave dhe po ndihmon Lulzim Bashën që tenton të sabotojë Reformën Zgjedhore”, tha Hajdari.
“Opozita në parlament ka një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve . Ne na intereson të hapen negociatat dhe nëse nuk hapen ju i dini shumë mirë fajtorët: Edi Rama e Lulzim Basha”, shtoi deputetja.
“Janë 3 persona që kërkojnë spostimin tim dhe këta nuk kanë dhënë kurrë një kontribut në Parlament. Ishte tentativë e programuar nga këta 3 persona, që janë Lita, Zeneli dhe Elezi. Janë duke vënë në presion të jashtëzakonshëm opozitën, por nuk kanë për ta shkatërruar, është një tentativë që po ndodh nga jashtë. Përkundrazi kjo tentativë na forcon më shumë. Ne kërkojmë ndryshim sistemi. Kush nuk e do ndryshimin e sistemit e di shumë mirë. Duhet të luftojmë për ndryshim të sistemit”, theksoi Hajdari/A2CNN.