Turizmi i bjeshkëve të Nemuna dhe të Sharrit prezantohet në panairin e Londrës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Republikës së Kosoëvs në Londër, ka njoftuar se në Qendrën Olimpike të Londrës mbahet  panairi i turizmit “Destinations”, ku nag Kosova do të marrë pjesë kompanie e vetme “Balkan Natural Adventure”.

“Balkan Natural Adventure” është kompania e vetme nga Kosova që po paraqitet me top produktet e veta të ecjes në Bjeshkët e Nemuna dhe ato të Sharrit si dhe vlerat turistike të Kosovës.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Nga 31 Janar deri me 03 Shkurt 2019 në Londër (Qendra Olimpia) po organizohet panairi i turizmit I quajtur ‘Destinations’. Ky panair mbledhë disa nga kompanitë më prestigjioze të udhëtimit nga të gjitha anët e botës. Balkan Natural Adventure është kompania e vetme nga Kosova që po paraqitet me top produktet e veta të ecjes në Bjeshkët e Nemuna dhe ato të Sharrit si dhe vlerat turistike të Kosovës.

Në kuadër të organizmit të panairit, Ambasada e Kosovës në Londër ka ndihmuar me logjistikë dhe materiale promovuese për një paraqitje më të denjë të kompanisë dhe vet shtetit të Kosovës. Paraqitja para publikut Londinez është shumë e rëndësishme pasi që ata përbëjnë pjesën më të madhe të mysafirëve të biznesit në fjalë dhe shpresohet se ky panair do të ndihmoj rritjen e numrit të turistëve britanikë në Kosovë.

Vlen të theksohet se Shtandi i Kosovës po vizitohet nga vizitorë të shumtë të cilët po informohen me atë çka ofron biznesi në fjalë në kuadër të atraksioneve turistike ashtu edhe në aspektin kulturor e historik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply