“Nuk jemi armiq, jemi miq”/ Gjimnazistët grekë, mesazhe emocionale drejtuar Turqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nxënësit e shkollave të mesme në Greqi janë bërë të gjithë bashkë dhe kanë shkruar disa mesazhe emocionale në drejtim të popullit turk dhe atij sirian, të prekur nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar deri më tani mbi 41 mijë viktima në të dy vendet.

“Shërim të shpejt, fqinj”, “Ne do të kujdesemi për ju”, “Mendimet tona janë me ju”, “Të gjithë jemi njerëz”, “Nuk jemi armiq, jemi miq” dhe “Mos u shqetësoni, gjithçka do të jetë mirë” janë disa nga mesazhet e shumta sensibilizuese të vendosura nga të rinjtë grekë në kutitë e ndihmave të dërguara drejt zonave më të prekura nga tërmeti.

Greqia, e cila dërgoi ekipin e saj të parë të kërkim-shpëtimit në rajon brenda 24 orëve pas tërmetit, kishte dërguar në Turqi 36 shpëtues ekspertë, 2 inxhinierë, 8 mjekë, 3 qen kërkim-shpëtim dhe 3 automjete të pajisura posaçërisht me pajisjet e nevojshme për kësi rastesh.

Deri më tani nga Greqia janë dërguar 90 tonë ndihma ushqimore në Turqi me 4 avionë, ndërsa njoftoi se dy të tjerë janë duke u përgatitur për t’u nisur. 

Share This Article