Në vitin 2013, meteori Chelyabinsk ra në perëndim të Rusisë, duke plagosur më shumë se 1600 persona.
Por, ajo që ishte e habitshme ishte fakti që askush nuk paralajmëroi për këtë metor që ishte 90 metra i gjerë. Ekspertët thonë se ai nuk u pa pasi ishte i fshehur pas shkëlqimit të diellit.
Më e keqja është që priten meteorë të tjerë të “padukshëm” që do të godasin planetin tonë.
“Asteroidë të ngjashëm me meteorin Chelyabinsk godasin Tokën çdo 50 apo 100 vjet”, thotë Richard Moissl, nga Agjencia Hapësinore Evropiane.
Lajmi i mirë është që shumë shpejt, shkencëtarët mund t’i dallojnë këto asteroidë të padukshëm.
“Do të lëshojmë në hapësirë një mision vëzhgimi pas disa vitesh, që do të shërbejë si një paralajmërues për çdo asteroid që i drejtohet planetit tonë nga drejtimi i diellit. Teleskopi me infrared do të pikasë asteroidët me përmasa mbi 20 metra”, shtoi Moissl.