Connect with us

Kosova

Rezistenca që nisi shkëputjen e Kosovës nga Serbia

Published

on

Pas heqjes së dhunshme të autonomisë së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë më 1989, qytetarët shqiptarë që refuzonin t’i nënshtroheshin regjimit serb, filluan një rezistencë paqësore që përfshinte krijimin e institucioneve paralele në shumë fusha. Rezistenca zgjati për gati një dekadë.

Ishte fundi i korrikut të vitit 1990, kur Syheda Latifi-Hoxha, gjinekologe nga Prishtina, po kthehej nga pushimi për të mbajtur kujdestarinë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, që i ishte caktuar muaj më parë.

Përgjatë vitit paraprak, ajo kishte qenë dëshmitare se si gradualisht kolegët e saj shqiptarë në klinikat e spitalit kryesor të Prishtinës në atë kohë, po largoheshin nga puna.

Mjekëve të komunitetit shqiptar, që përbënte shumicën e popullatës në Kosovë, nga marsi i vitit 1989 kishte filluar t’iu kërkohej të punonin sipas ligjeve të Serbisë.

Advertisement

“Nga një vend ku kryheshin me dhjetëra mijëra lindje, për shkak të dëbimit të vazhdueshëm të mjekëve (shqiptarë), erdhi koha ku pacientet lindnin, a pushonin dy orë apo jo, i merrnin foshnjat e tyre dhe të tmerruara shkonin në shtëpi”, tregon Latifi-Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Ajo kujton se, në atë periudhë, nga Serbia ishin sjellë edhe mjekë të tjerë për të udhëhequr klinika të ndryshme.

“Praktikisht, e kemi mbajtur kujdestarinë e fundit më 31 korrik të vitit 1990. [Pas kësaj date] na i mbyllën sallat e lindjes”, tregon gjinekologia.

E mbetur pa punë pas 11 vjetësh në Klinikën e Prishtinës, Latifi-Hoxha shkoi të punonte në një klinikë të Kaçanikut, rreth 60 kilometra larg Prishtinës, ku ende masat e dhunshme të Serbisë nuk kishin nisur të hynin në fuqi.

Advertisement

“Kur hynë masat e dhunshme, edhe nga aty më dëbuan”, tregon doktoresha, e cila mori vendimin e dytë për dëbim nga puna në tetor të vitit 1991.

Si u krijua sistemi paralel shëndetësor?

Fillimi i vitit 1992 gjeti shumë spitale e klinika nëpër Kosovë të boshatisura nga mjekët shqiptarë. Qytetarët shqiptarë nuk kishin më shumë adresa për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Advertisement

Të gjendur në këtë situatë, një shoqatë humanitare e quajtur “Nëna Terezë” nga Prishtina, që ishte themeluar në vitin 1990, më 1992 hapi ambulancën e parë të improvizuar në një shtëpi private në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Deri në vitin 1999, kjo shoqatë kishte ngritur rreth 100 ambulanca të tilla nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë.

Zef Shala, që ishte ndër themeluesit e shoqatës dhe e udhëheq atë edhe sot e kësaj dite, tregon se, në fillim, shoqata kishte për synim vetëm të dërgojë ndihma për familjet e varfra në Kosovë.

Advertisement

Varfëria ishte rritur edhe për shkak të dëbimeve masive nga puna, në fillim të viteve ‘90.

“[Pas çështjes së varfërisë] vështirësia e dytë që lindi, ishte çështja e shëndetësisë”, tregon Shala.

Sipas të dhënave të shoqatës, në fillim të viteve ‘90 ishin rreth 2.000 mjekë e infermierë që ishin dëbuar nga puna. Në ambulancat që u improvizuan në objekte private, sipas Zef Shalës, punuan rreth 1.800 mjekë e infermierë.

Shpejt lindi nevoja edhe për themelimin e një materniteti, pasi, ndër vite, dhjetëra-mijëra fëmijë kishin lindur në kushte shtëpie, nga pasiguria për të kërkuar ndihmë mjekësore në institucionet e vendit.

Advertisement

Pikërisht në lagjen “Kodra e Trimave”, në shtëpinë e një qytetari nga Prishtina, Shaban Svirca, më 1996 u themelua materniteti i quajtur “Nënë Tereza”.

Këtu, deri në vitin 1999, u lindën më shumë se 12 mijë fëmijë.

Gjinekologia Syheda Latifi-Hoxha iu bashkua kësaj klinike të improvizuar që nga hapja. Bashkë me mjekët e tjerë, ajo punoi pa pagesë.

“Në atë kohë nuk kemi shikuar të pasurohemi, kemi shikuar të japim ndihmë”, thotë ajo, duke treguar se puna ishte bërë në kushte të vështira.

Advertisement

Latifi-Hoxha thotë se duke parë vështirësitë, në të cilat gjendeshin pacientët në atë kohë, ishte në gjendje të jepte ndihmë në çfarëdo forme.

“Vetëm jam nisur personalisht nga një parim: Zot jep ndihmë. Bëje më të mirën që mundesh për pacienten, bëje ku të mundesh, nëse do të më vinte ndonjë rrethanë edhe në livadh, me dy pika ether [lloj anestezioni] në hundë, një gjakderdhje do t’ia ndalja gruas”, tregon ajo.

Materniteti qëndroi i hapur deri afër vitit 1999.

Advertisement

Shkollat-shtëpi që mbajtën gjallë arsimin e shqiptarëve

Kërkesa për respektim të ligjeve të Serbisë nga viti 1989 preku edhe fushën e arsimit.

Drejtorëve të shkollave e mësimdhënësve shqiptarë iu kërkua që të ndërronin plan-programet e deriatëhershme, për ato serbe.

Advertisement

Pas refuzimit të këtij ndryshimi, edhe stafi arsimor filloi të largohej nga puna.

Ejup Ajvazi, profesor i Fizikës në ish-gjimnazin në Ferizaj, bashkë me kolegët e tij ishin dëbuar nga shkolla në fillim të vitit shkollor më 1991.

Stafi shqiptar i kësaj shkolle kishte provuar për herë të fundit të hynte në shkollë më 16 tetor, 1991, por pa sukses.

Advertisement

“Kur kemi ardhur këtu [tek objekti i gjimnazit], dera ka qenë e mbyllur, oborri ka qenë i mbushur me nxënës”, tregon Ajvazi.

Shpejt, mësimdhënësit e prindërit në Ferizaj nisën të koordinoheshin për të gjetur shtëpi e objekte që mund të shndërroheshin në klasa mësimi.

Advertisement

Ejup Ajvazi dhe kolegët e tij duke protestuar në shkallët e ish-gjimnazit në Ferizaj kundër largimit nga shkolla.

Më 1992, Ajvazi nisi të mbajë orët e Fizikës disa kilometra larg shkollës ku kishte dhënë mësim deri atëherë.

Shtëpia, atëbotë e pameremetuar, nuk ofronte shumë kushte për mësim normal, por, sipas Ajvazit, “motivi ishte i lartë”.

Advertisement

“Ka pasur raste kur [nxënësit] janë ulur në dysheme, janë ulur në blloqe, janë ulur në çanta – kush ka pasur çanta – janë ulur në kartonë, vetëm ta vazhdojnë procesin mësimor”, tregon ai.

Sfidat për të zhvilluar mësimin nuk kanë qenë të pakta.

Gjatë kohës kur zhvillohej mësimi në shtëpi-shkolla, drejtorë, mësimdhënës e nxënës shqiptarë u përballën me presione verbale e maltretime të ndryshme fizike.

Advertisement

Ata janë ballafaquar edhe me kushte të vështira të jetesës.

Ana materiale e punëtorëve të arsimit edhe e gjithë popullatës ka qenë në nivelin më të ulët për shkak se, kur janë larguar të gjithë punëtorët nga puna, kanë qenë të gjithë pa paga dhe vështirësitë kanë qenë evidente për gjithë popullin… Atëherë, çdo gjë na ka munguar. Na ka munguar veshja, mbathja, na kanë munguar tekstet. Dikujt i kanë munguar edhe gjërat më elementare ushqimore”, tregon ai.

Dhe, kjo nuk ndodhi vetëm në Ferizaj.

Advertisement

Viti 1992 shënoi mobilizim të përgjithshëm të shumë shqiptarëve të Kosovës për të mbajtur mësim paralel.

Atë vit në gjithë Kosovën, nxënësit e thuajse të gjitha shkollave të mesme dhe studentët e universitetit filluan të mbajnë mësim në mbi 3 mijë objekte private.

Për rreth shtatë vjetët e ardhshëm, pothuajse të gjitha shkollat e mesme – 60 nga gjithsej 66 – funksionuan në sistemin shtëpi-shkolla.

Advertisement

Nxënësit e shkollave fillore vazhduan mësimin në objekte shkollore, pasi shkollimi fillor konsiderohej obligues me ligjin jugosllav.

Shtëpia-shkollë që u dha në shfrytëzim nga familja Hertica në Prishtinë, sot shërben si muze.

Advertisement

Ndërkohë, pas suprimimit të autonomisë, në Kosovë nisën lëvizje politike, përfshirë themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, që më vonë do të bëhej president.

Në Kosovë, gradualisht u formuan institucione që funksionin paralelisht dhe në kundërshtim me ligjet e Serbisë duke lëshuar edhe dokumente, përfshirë diploma në arsim, në emër të “Republikës së Kosovës”.

Ky organizim paralel i institucioneve mblodhi edhe fonde, kryesisht nga diaspora shqiptare, të cilat përdoreshin ndër tjera edhe për t’u dhënë paga simbolike punëtorëve të arsimit dhe institucioneve të tjera paralele.

Advertisement

Ibrahim Berisha, që tani është profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në fillim të viteve ‘90 ishte ndër themeluesit e LDK-së, si dhe i angazhuar drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e sistemeve paralele.

Ai tregon se pushteti serb në vazhdimësi ka bërë përpjekje për ta ndaluar këtë formë të organizimit.

“Në të gjitha fushat ka pasur një dhunë të vazhdueshme të policisë serbe, por natyrisht njerëzit e kanë pranuar edhe si një lloj sfide edhe dhunën, për arsye të një ideali që ka qenë më i lartë se vuajtja dhe dhuna që e kanë përjetuar… Ka qenë rezistencë aktive paqësore, e cila, natyrisht, ka ruajtur shumë nga bërthamat esenciale të funksionimit të shqiptarëve në rrethana shumë specifike”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Advertisement

Mësimi dhe diplomat e marra në arsimin paralel në Kosovë në vitet ‘90, janë njohur si të vlefshme në Kosovën e pasluftës.

“Unë mendoj që, pa llogaritur vitin e parë dhe të dytin kur mund të them që ka munguar shumëçka, suksesi [i mësimit] ka qenë evident. Edhe pse kemi pasur mësimin më specifik në Evropë, motivi, morali, angazhimi… vullneti ka qenë shumë i madh edhe te punëtorët e arsimit, edhe te nxënësit, edhe te prindërit”, thotë profesor Ajvazi.

Livadhet me baltë, nikoqire të garave profesionale të futbollit

Advertisement

Nënshtrimin ndaj regjimit serb e refuzuan edhe sportistët e Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe Arbnor Morina nga Prishtina, i cili është marrë me futboll nga mosha 9-vjeçare. Karrierën e tij profesionale e nisi në vitin 1983 në klubin Prishtina, që garonte në ligën jugosllave.

Viti 1991 e gjeti Morinën si kapiten të klubit. Por, po këtë vit, karriera dhe jeta e tij siç e kishte njohur deri atëherë, ndryshuan.

Advertisement

“Jemi rreshtuar krahas të gjithë popullit dhe të gjithë atyre që kanë qenë të injoruar dhe segreguar në mënyrën më të keqe nga regjimi i atëhershëm”, thotë Morina.

Më 1991, u themelua ajo që u quajt Federata e Futbollit të Republikës së Kosovës, e ndarë nga Jugosllavia.

Të shtypur nga regjimi dhe të larguar nga stadiumet, lojërat e futbollit nisën të organizoheshin nëpër ara private.

Advertisement

Futbollistë në vitet ‘90 duke u pastruar në një përroskë pas lojës në arë (Foto: Federata e Futbollit e Kosovës).

Njëra prej tyre ishte ajo në fshatin Llukar në Prishtinë.

Advertisement

“Prej stadiumeve më të mira në ish-Jugosllavi, prej hoteleve më të mira, prej transportit superior, prej pagave të mira, prej kontratave të mira, kaloni në një realitet krejt tjetër, ku ato gjëra mund t’i shihni vetëm në televizor, dhe vini në një realitet, ku faktikisht duhet të luani në një fushë si kjo… Por, fushë që, prapë, na është dukur që është më e mira në botë, sepse ka qenë e jona”, thotë Morina.

Megjithatë, siç kujton ai, ka pasur raste kur bëhej e vështirë të mbahej motivi, pasi kjo jetë po vazhdonte për vite të tëra.

“Ka pasur shumë momente kur, faktikisht, jemi ulur pas ndonjë ndeshjeje dhe kemi thënë: a e di çka? Boll është bërë, ne nuk mund të vazhdojmë kështu, sepse jemi lodhur. Me të vërtetë ka qenë vështirë. Ka pasur momente kur e merr dhe e gjuan edhe çantën me komplet pajisjet diku nën shkallë dhe thua nuk kthehem më. Mirëpo, të nesërmen, prapë zgjohesh se vjen shoku dhe thotë: eja se kemi stërvitje”, tregon Morina.

Advertisement

Futbolli i Kosovës, atëbotë, përveçse luhej në kushte të vështira, nuk kishte depërtim ndërkombëtar, për shkak të situatës politike në Kosovë.

Por, interesimi i publikut, sipas të dhënave të Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte i madh. Sipas FFK-së, në një ndeshje që u mbajt në fshatin Hogosht të Kamenicës në nëntor të vitit 1996, ishin mbledhur 10 mijë shikues – numër rekord për atë kohë.

Morina nuk iu nda futbollit edhe pas luftës, kur u angazhua në forma të ndryshme – edhe si trajner.

Advertisement

Ai sot është trajner i kombëtares së Kosovës për lojtarët nën moshën 17-vjeçare.

Profesori Ejup Ajvazi vazhdoi punën si profesor deri në vitin 2016.

Ndërsa, gjinekologia Latifi-Hoxha vazhdoi karrierën e saj edhe pas luftës. Pasi u pensionua nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ajo vazhdon të punojë dhe sot si gjinekologe në një spital privat në Prishtinë.

Advertisement

Më 17 shkurt, 2008, Latifi-Hoxha asistoi në lindjen e fëmijës së parë pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që ndodhi po në këtë datë.

Për doktoreshën, biseda me nënën e Pavarësisë, Lumturie Sopajn, është diçka që do ta mbajë mend gjatë.

“I thashë urime zonjë pavarësia. Më tha, faleminderit, a u shpall? Thashë, po pavarësia, por kjo vajzë e ka emrin Pavarësi. [I thashë] unë njëkohësisht me vajzën tënde e fitova identitetin e shtetësisë. Pra, kjo lindi në Kosovën shtet, por unë e fitova së bashku me të identitetin në një moshë 50 e ca vjeçe”, rrëfen Syheda Latifi-Hoxha.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Published

on

By

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Advertisement

Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”

Published

on

By

Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.

Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.

Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.

Advertisement

Por njerëzit në Kosovë i besojnë atij dhe qeverisë së tij; Kurti nuk është një „nacionalist i majtë“. Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre. /REL

Continue Reading

Kosova

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të  Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:  

Albin Kurti me 37,026 vota,

Glauk Konjufca me 28,972 vota,

Advertisement

Hekuran Murati me 15,143 vota,

Albulena Haxhiu me 14,823 vota,

Donika  Gërvalla me 13,016 vota,

Advertisement

Xhelal Sveçla me 11,922 vota,

Hajrulla Çeku me me 10,682 vota,

Avni Dehari me 9,709 vota,

Advertisement

Mimoza Kusari me 9,050 vota

Ejup Maqedonci me 8,493 vota.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.

Advertisement

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova22 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania11 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania10 hours ago

Si u krijua aleanca mes mafies shqiptare dhe karteleve të drogës në Meksikë

Bota23 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK1 day ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Trending