Histori gati e pabesueshme.
I tillë është rrugëtimi i një adoleshenti shqiptar, i cili në tentativë për të hyrë fshehurazi në Britani, ishte futur brenda një arkivoli. Rasti në fjalë u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.
Adoleshenti shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për udhëtimin e tij në Britani me furgon.
Ai i tha në gjykate se: ‘U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore). Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal.’.
Arkivoli, të cilit i ishte vidhosur kapaku, ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter.
Ndërkohë, shoferi, rumuni Lucian-Radu Rizae, pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte në mjet.