Dështimi 25 mln paundësh i Britanisë/ Marina u stacionua në kufi, por emigrantët regjistrojnë rekord të ri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dështimi 25 mln paundësh i Britanisë/ Marina Mbretërore u stacionua në kufi për të ndaluar gomonet ilegale, por emigrantët regjistrojnë rekord të ri

Qeveria britanike ka shpenzuar rreth 25 milionë paund për vendosjen e Marinës Mbretërore në përpjekje për të ndaluar emigrantët me gomone që të kalonin ilegalisht Kanalin Anglez sipas mediave britanike.

Përpjekja ushtarake, e quajtur Operacioni ‘Izotrope’, u kushtoi taksapaguesve britanikë rreth 84,553 £ në ditë, ka zbuluar një kërkesë për Lirinë e Informacionit nga The Sun.

Pavarësisht ndërhyrjes së Marinës, në Kanalin e La Manshit ka pasur më shumë kalime në muajt e parë të 2023 sesa në janar dhe shkurt të 2022 së bashku.

Anijet e marinës u vendosën për herë të parë për të ndihmuar Forcat Kufitare në prillin e kaluar nga ish-kryeministri Boris Johnson, i cili tha se kjo do të thotë se “asnjë gomone nuk do kalojë në Mbretërinë e Bashkuar e pazbuluar”. Operacioni Izotrope përfundoi më 31 janar, duke ia dorëzuar rolin Forcës Kufitare.

Megjithatë të dhënat e publikuara së fundmi zbuluan se përpjekja e qeverisë kushtoi një total prej 24.77 milionë paund, pavarësisht se në dukje nuk e zgjidhi krizën në kufi.

Një numër i regjistruar prej 45,756 emigrantësh ilegalë zbarkuan në vend me gomone në vitin 2022, ndërsa 1,180 të tjerë kanë mbërritur në 27 gomone të tjera muajin e kaluar, tregoi analiza e shifrave të përkohshme të Zyrës së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Share This Article