Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se është optimist se një marrëveshje e mundshme mbi Brexit po finalizohet aktualisht.
Duke folur në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas një takimi të përbashkët qeveritar, Macron u shpreh se shpresonte që nënshkrimi i një marrëveshjeje të mund të realizohej gjatë një samiti të liderëve të BE-së të enjten./ATSH/