Rikthehen kërkimet nën rrënoja në Turqi, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm goditi vendin duke vrarë të paktën 3 persona. Një lëkundje me magnitudë 6.4 e shkallës rihter u regjistrua pranë qytetit të Antakya, pranë kufirit me Sirinë, aty ku lëvizjet e dhunshme të tokës më 6 shkurt, sollën shkatërrim masiv në të dyja vendet.
Skena paniku u panë në rrugët e Atakias në provincën e Hatai, teksa ambulancat dhe ekipet e shpëtimit nxituan për të arritur tek zonat më të prekura.
“E njëjta ndjenjë frike, i njëjti ankth. Nuk mund të hyjmë brenda; Nuk dimë çfarë të bëjmë. Zot, ki mëshirë për ne”, shprehet një banore e Dijarbakir.
Tërmetet e mëparshme u morën jetën rreth 44 mijë personave në Turqi dhe Siri, duke lënë të pastrehë dhjetëra mijëra të tjerë. të tjera godina, të cilat ishin dobësuar pas lëkundjeve të 6 shkurtit, u shembën ditën e hënë.
Agjencia turke e menaxhimit të katastrofave tha se tërmeti i parë 6.4 rihter u pasua nga një tjetër me magnitudë 5.8 ndërsa u shënuan edhe dhjetëra paslëkundje. Humbjet e jetëve ndodhën në Antakya, Defne, dhe Samandag, me autoritetet që u bënë thirrje qytetarëve të mos hyjnë në godinat potencialisht të rrezikshme.