Eva Alikaj, banorja më e re e Big Brother VIP Albania

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eva Alikaj i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Ajo për publikun ishte e njohur si “Elsa” e shfaqjes “Pallati 176”, e cila hyri brenda gjatë kohës kur banorët po interpretonin këtë.

Përveç kësaj, ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë role të tjera si në filma ashtu dhe në teatër.

Konkurrentët u shfaqën të gëzuar në momentin që kuptuan se artistja është banorja më e re.

Sikurse edhe në spektaklet e tjera, edhe mbrëmë (e hënë) pati një sërë situatash.

Nga gara po ashtu u s’kualifikua Bledi Mane, i cili vendosi që të largohej vullnetarisht nga shtëpia, për t’ia bërë befasi Kiarës.

Kësaj të fundit mbrëmë iu bë një befasi nga babai i saj, ku mes tjerash u takua edhe me Luizin.

Share This Article