Sophie Castriota e cila disa herë ka deklaruar se është stërmbesa e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti është shprehur se prejardhja e saj është shqiptare.
Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Australia për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, deklaroi se kanë lidhje me arbëreshët e Italisë.
Më tej ajo theksoi se vetë ka lindur në Australi ndërsa gjyshja e saj përpara se të shkonte në Australi jetonte në Itali.
“Prejardhja ime është shqiptare, sipas historikut të familjes time. Ne kemi lidhje me arbëreshët e Italisë, por ne jemi të lidhur me gjakun shqiptar dhe trungu jonë familjar e tregon këtë gjë. Paraardhësit tanë vijnë nga Shqipëria. Unë kam lindur këtu, por gjyshja ime ka qenë në Itali e më pas është larguar për në Australi”, theksoi ajo.