Kryetari I komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi I ndodhur para një bojkoti total nga Qeveria dhe institucionet politike të Kosovës dhe Shqipërisë, për të marrë pak vëmendje, ditë më parë u paraqit para prokurorisë së Kosovës ku akuzoi Kryeministrin Kurti, zavendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin Liburn Aliu, kryelobistin nga Liga Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi, Shaip Kamberin, Ardita Sinanin. Ragmi Mustafin dhe disa OJQ-ve nga Presheva dhe Bujanoci.
Pas dorëzimit në prokurori të padive, filluan të dalin në shesh edhe faktet se Shqiprim Arifi edhe kësaj radhe po shpifte dhe gënjente opinionin në Kosovë dhe në Luginë.
Arifi në “spektaklin” e tij paraqiti vetëm 6 OJQ që sipas tij ishin të afërta me PVD-në por nuk tregoi se me kend ishin të afërta edhe 72 OJQ të tjera që kishin përfituar nga 2000 deri në 54000 euro. Ai nuk përmendi fare se OJQ që kishte fituar më së shumti mjete (54.000 euro) është e personit që I përket parties së tij, Shqiprim Arifi nuk përmendi as familjarët e dy këshilltarëve të kuvendit të Preshevës nga APN të cilët gjithashtu përfituan në konkurs.
Në mesin e atyre që paditi Arifi është edhe Ambasadori I Kosovës në Britani të Madhe, zoti Ilir Kapiti. Për Ambasadorin Kapiti, Shqiprim Arifi deklaroi se ka qenë anëtar I komisionit për vlerësimin e projekteve. Por nga një reagim të Ambasadorit Ilir Kapiti mësohet se ai nuk ka qenë fare anëtar i komisionit. Andaj, pretendimin e Shqiprim Arifit, zotëri Kapiti e quan trillim të pastër dhe gënjeshtër dhe I njejti paralajmëron se nga organet e rendit dhe të drejtësisë do të kërkoj që kjo shpifje të trajtohet dhe shpifësi të marrë denimin e merituar konform ligjeve të Republikës së Kosovës.
Reagimi I plotë I Ambasadorit Ilir Kapiti
Miq të dashur,
Me datën 08/02/2023, në televizionin T7, në emisionin ‘DPT te Fidani’, është lansuar një shpifje se unë ‘paskam qenë pjesë e një komisioni, i cili është marrë me ndarjen e mjeteve financiare të dedikuara për Luginën’.
E vërteta është që unë asnjëhere nuk kam qenë pjesë e asnjë komisioni të tillë. Ky është një trillim i pastër, i cili synon denigrimin e personalitetit dhe reputacionit tim si Ambasador i Republikës së Kosovës, në Mbretërinë e Bashkuar.
Liria e fjalës, kaq e çmuar dhe e rëndësishme, nuk nënkupton lirinë për të gënjyer dhe për të hedhur baltë mbi individë apo përfaqësues të Republikës. Prandaj nga organet e rendit dhe të drejtësisë do të kërkoj që kjo shpifje të trajtohet dhe shpifësi të marrë denimin e merituar konform ligjeve të Republikës së Kosovës.