Humbi jetën sa mbërriti në Londër, ekspertiza zbardh vdekjen e stjuardeses shqiptare të “Air Albania”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në muajin dhjetor të vitit që sapo lamë pas në aeroportin Stansted të Londrës, humbi jetën stjuardesa shqiptare Greta Dyrmishi e cila ishte një anëtare e stafit të linjës ajrore “Air Albania”.

Ekspertiza ka zbuluar se 24-vjeeçarja shqiptare po udhëtonte nga Tirana, për në Essex më 21 dhjetor, kur i ra të fikët papritur. Ndihma e parë dhe CPR(ringjallje kardiopulmonare) iu dha, por fatkeqësisht ajo vdiq. Mjekësia ligjore ka zbuluar se vdekja e Dyrmishit ka ardhur si rezultat i sindromës së vdekjes së papritur të të rriturve (SADS), e njohur si sindroma e vdekjes së papritur aritmike, “kur dikush vdes papritur nga një arrest kardiak, por shkaku i arrestit kardiak nuk mund të gjendet”.

Autoritetet angleze thonë se dy ambulanca, një automjet i ekipit të reagimit në zonën e rrezikshme dhe ambulanca ajrore Essex dhe Herts iu përgjigjën raporteve për një grua të sëmurë rëndë. mMichelle Brown, mjeke ligjore e zonës për Essex, tha se vdekja e Gretës do t’i nënshtrohej një hetimi të plotë e të thelluar. Ajo tha:

Kjo femër 24-vjeçare ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria dhe ishte në pistë kur i ra të fikët dhe iu dha ndihma e parë bazë. Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe CPR filloi. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se ajo kishte vdekur. Një hetim pas vdekjes zbuloi se shkaku i saj i vdekjes ishte sindroma e vdekjes së papritur të të rriturve. Në kohën e incidentit, ajo ishte në pjesën e përparme pranë dyerve të një avioni në aeroportin Stansted.
Share This Article