Tentuan të fusnin shqiptarët me avion në Britani, si u zhduk kapoja i bandës. Shoferi: Më la në baltë…

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo vetëm nga toka dhe uji, por shqiptarët kanë tentuar që të ikin drejt Mbretërisë së Bashkuar edhe nga ajri. Mediat britanike kanë publikuar rastin e një avioni të vogël që ka transportuar 4 emigrantë të paligjshëm shqiptarë nga Belgjika në një aerodrom të vogël në Corby. Disa minuta më vonë aty ka shkuar një shofer që i ka dërguar në Asda.

Kanë qenë zyrtarët belgë ata që kanë dyshuar për avionin dhe kanë lajmëruar autoritetet britanike. Transponderi i avionit ka qenë i fikur dhe autoritetet e kanë pasur të vështirë që të ndjekin itenerarin e udhëtimit. Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka pikasur avionin në kohën që piloti e futi në një hangar në aerodromin Deenethorpe.

Shqiptarët, 3 meshkujt dhe 1 femër, u kapën në një parkim në Phoenix disa minuta më vonë. Edhe shoferi i makinës , Vijayakumar Sivakumar, 43 vjeç, që i transportonte ata nga aerodromi është arrestuar dhe akuzohet për dhënie ndihme për hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Piloti Richard Styles, 53 vjeç dhe Silvano Turchet kanë pranuar fajësinë në ngjarje. Por në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër i njohur si “Tim K”, i cili mendohet se është kreu i bandës. Emri i tij i vërtetë sipas mediave britanike është Kujtim Karanxha dhe ai është zhdukur ditën e fluturimit dhe që prej atëherë nuk është bërë i gjallë.

Sipas mediave, shoferi Sivakumar ka pasur 170 komunikime me Kujtim Karanxhën 50 ditë para arrestimit. Ai e kishte takuar Karanxhën në vitin 2020 me një taksi nga një kompani dhe pas këtij udhëtimi kishte bërë rregullisht udhëtime me të nga stacioni i Cholliers Wood deri në rrugën St James në Coydon.

Gjykata ka dëgjuar se Sivakumar kishte përdorur llogarinë e tij bankare për të transferuar disa shuma të mëdha parash ndaj të afërmve të Karanxhës pasi ky i fundit nuk ka pasur llogari të veten.

Po ashtu ai ka marrë para cash nga Karanxha ndërsa ishte në një qendër emigrantësh në Gatwick. Pas arrestimit, në celularin e 43-vjeçarit u zbuluan foto të ndryshme të disa pronave në Londër.

Ndërkohë në Nëntor të vitit 2021 atij i kishte ardhur një mesazh nga Tim K: Më fal, nuk e mora sepse policia po shikonte. Sipas gjykatësit, më 23 Mars të vitit të kaluar Sivakumar kishte marrë pilotin Styles dhe Karanxhën dhe i kishte çuar në Deenethorpe.

Atë natë, Styles shkoi në Belgjikë ndërsa Sivakumar u kthye në Londër me Karanxhën. Mëngjesin e ditës tjetër sërish së bashku shkuan në Northamtonshire. Rreth orës 12:00 të drekës ai shkoi në aerodrom dhe mori 4 shqiptarët. Në celular mori një mesazh ku thuhej: Phoenix Parkway, Corby, England”.

Sivakumar ka mohuar që të jetë pjesë e bandës. Por gjykata dëgjoi se ai edhe më herët ishte përpjekur që të fuste nga Franca në Britani disa shtetas nga Sri Lanka në vitin 2008.

Por avokati i tij është shprehur se ai nuk e kishte idenë që emigrantët që po transportonte ishin ilegalë. Avokati tha se klienti i tij ishte ‘lënë në baltë’ nga Karanxha dhe ishte ‘mashtruar’.

Share This Article